Categories: Uncategorized

ZYRTARE/ Shkëndija prezanton super blerjen

Shkëndija ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin e ri francez, Aboubaker Es Sahhal.

19-të vjeçari vjen nga skuadra e njohur franceze e Guingamp, ndërsa pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore firmosi me kuqezinjtë deri verën e vitit 2023.

“Jam interesuar për klubin dhe pashë se kanë fituar tituj si në kampionat dhe Kupë, kanë luajtur shumë herë në ‘Play Off’ të Europa League dhe është klubi më i mirë në Maqedoni. Më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj se do të bëj gjëra të mëdha. Premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe për klubin“, shprehet Es Sahhal pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Shkëndijën.

Aboubaker Es Sahhal pas vetes ka disa sezone shumë pozitive me ekipin e dytë të Guingamp, që si pasojë i mundësuan të luante me shpresat U17 dhe U18 të Francës.

Paraqitjet e mira bënë që për shërbimet e tij interes të shfaqnin klube të njohura nga Anglia, Italia dhe Portugalia. Shkëndija shfrytëzon situatën e krijuar me mos realizimin e transferimit dhe reagon shpejtë duke blerë kartonin e futbollistit.

Francezi tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë ku është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore që zhvillohet në Antali.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

5 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

5 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

6 hours ago