Së fundmi janë përfolur dy data të mundshme për zgjedhjet parlamentare, procesi për të cilat u ndërpre pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Edhe pse zyrtarisht nuk përmenden nga asnjëra parti, 21 dhe 28 qershori janë dy data që përfliten.
None found
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se është e turpshme të flitet për zgjedhje në këtë kohë pandemie, ku gati çdo ditë në vendin tonë shënohen viktima.
“Mendoj se është e vështirë, jonjerëzore, në kushte kur çdo ditë ka të sëmurë nga virusi korona, në kushte kur çdo ditë, mijëra persona humbin vendin e punës, në kushte kur për fat të keq, fëmijët humbin më të afërmit e tyre si pasojë e virusit korona, cilido, të flasë për datë zgjedhjesh. Është e turpshme dhe na ka ardhur te hunda me këtë sjellje të LSDM-së. Është sjellje jonjerëzore e LSDM-së”, tha Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Edhe nga LSDM nuk komentuan datën eventuale të zgjedhjeve duke theksuar se për momentin prioritet për ta është lufta kundër virusit korona.
“Vlerësojmë se është herët të flitet për datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare sepse në këtë moment, më e rëndësishme është që përqendrimi të jetë te lufta me virusin korona dhe te menaxhimi me pasojat që sjell kjo krizë ekonomike dhe shëndetësore”, thonë nga LSDM.
Sipas BDI-së fati i zgjedhjeve është në duart e Presidentit, respektivisht në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Sipas dekretit ligjor me të cilin ndërpremë procesin zgjedhor parashihet që dita e zgjedhjeve të jetë rreth 20 ditë pas ditës së fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ashtu që fati i zgjedhjeve është në duart e Presidentit. Kur do që ai të ndërpresë gjendjen e jashtëzakonshme, atëherë rinisin afatet zgjedhore aty ku u ndërprenë ditën qe u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Ne mendojmë që dy faktorë do e përcaktojnë vendimin e Presidentit; situata me pandeminë e me pas konsensusi i liderëve partiak”, theksojnë nga BDI.
Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut u shpërnda më 16 shkurt për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, por ato u anuluan për shkak të përhapjes së koronavirusit.
/ALSAT/
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…