maqedoni

Negociatat me Bullgarinë,  LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për lajme të rreme

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se po prish pozicionet e Maqedonisë në procesin e negociatave me Bullgarinë. Thonë se periudhën kur po zgjidhej procesi euro integrues i vendit, VMRO-DPMNE ka shpërndarë lajme të rrejshme që t’i frikësojë qytetarët për asimilim dhe bullgarizim të shtetit.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE e frikësuan opinionin me gjoja me shitjen e gjuhës maqedonase, identitetit maqedonas dhe historinë. Gënjyen për asimilim dhe bullgarizimin të shtetit. Kjo është e turpshme, e papërgjegjshme dhe sjellje antishtetërore e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE. Pas gjithë kësaj e pakta që mund të bëjnë është të kërkojnë falje qytetarëve për gënjeshtrat e rënda që i plasuan.”- deklaroi Darko Kaevski, Zëdhënës I LSDM-së

Të lidhura

None found

Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia po përjeton “knock-out” dhe shkatërrim të pozicioneve negociuese me Bullgarinë dhe për këtë, sipas tyre fajtor janë kryeministri Kovaçevski, ministrat Osmani dhe Mariçiq. Akuzat e tilla të LSDM-së, VMRO-DPMNE i quan defokusim të opinionit nga dështimi me negociatat me Bullgarinë.

“A po e defokuson qeveria e Kovaçevskit opinionin nga përgjegjësia për shitjen e interesave shtetërore. Kjo qeveri në vazhdimësi e zbaton principin se të gjithë të tjerët janë fajtorë, vetëm ata jo. Dimitar Kovaçevskit për mossuksesin në negociata dhe në suksesin e shitjes së interesave shtetërore i janë fajtor ekspertët dhe qytetarët. Për Bujar Osmanin dhe Bojan Mariçiqin fajtor janë sulmet hibride mbi shtetin”- deklaroi Marija Miteva, Zëdhënëse E VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqjen e gjithë Qeverisë, ndërsa si zgjidhje i shohin zgjedhjet e parakohshme parlamentare./alsat

të fundit

Lista e paramilitarëve serbë të dyshuar për krime në Kosovë

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

3 seconds ago

Investimet kapitale të Kosovës arrijnë vetëm 30% të buxhetit të planifikuar

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

21 seconds ago

Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim në Serbi, Bosch: Nacionalizmi mund të mbizotërojë dhe të ndikojë Kosovën

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

38 seconds ago

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

9 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

13 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

16 minutes ago