Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka mohuar të qëndrojë pas “bombave” të fundit të publikuar në opinion kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në të cilat ai dëgjohet duke intervenuar te ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovki.
Në një konferencë për shtyp, Zaevi i mohoi akuzat e deputetit Milloshoski, duke theksuar se nëse i posedonte këto materiale, atëherë të njëjtat do t’i bënte publike në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”, si dëshmi e drejtpërdrejtë për ndikimin në gjyqësor.
None found
“Definitivisht ne obligimin tonë e kemi përmbyllur dhe nga fundi i vitit 2015 i kemi dorëzuar të gjitha materialet në PSP. Publikuam pako prej 35 ‘bombave’ dhe kur arritëm Marrëveshjen për Qeverinë e Perzhinos, ndaluam së publikuari. Materialet i përgatitëm në hard-disqe dhe tekstualisht i dorëzuam. Mos të harrojmë se kush përgjonte, pasi ne pranuam vetëm një pjesë të materialeve, respektivisht rreth 30 për qind e materialeve të përgjuara”, tha Zaevi.
Njëkohësisht, ai i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të kyçet më zbulimin e asaj se kush i publikon këto “bomba”. Ndryshe, javën e kaluar në kanalin social “Youtube”, u publikuan pesë biseda telefonik në të cilat dëgjohet zëri i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Kësisoj, temë e bisedës është një lëndë e babait të tij në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut. Komunikimi zhvillohet mes tij dhe ish-kryetarit Jovo Vangellovski, për ankesën të cilët Shoqata e Vozitësve të Kërçovës, kryetar i së cilës ishte babai i Milloshoski, e ka dorëzuar kundër babait të tij. Hyrja në bisedë në këtë rast bëhet më përshëndetje dhe prezantimit nga ana e deputetit Milloshoski. Nga ana tjetër, ish-kryetari i Gjykatës Suprme, Vangellovski, e mirëpret dhe e udhëzon te gjykatësi i cili e shqyrton lëndë.
Menjëherë pas këtij lajmi, vetë deputeti Milloshoski, u deklarua në rrjeti social “Facebook”, dhe e konfirmoi bisedën në fjalë, duke potencuar se këto përgjime janë bërë në mënyrë të paligjshme nga DSK-ja, në vitin 2011. Sipas tij, në këtë mënyrë ish-kryeministri Zoran Zaev, ka kryer shantazhimin e deputetëve, zhvatjen e sipërmarrësve, frikësimin e pronarëve të mediave e kështu me radhë. Nga ana tjetër, Prokuroria Publike, ende nuk ka dalë me qëndrimin rreth asaj se vallë po hetohet publikimi i këtyre materialeve.
Një i ri në protestë tha se kjo protestë nuk është vetëm e studentëve, por e të gjithë popullit shqiptar,…
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan nga Ministria e…
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për…
Aston Villa ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të…