Aston Villa triumfoi 2-1 ndaj Manchester Cityt në përballjen e vlefshme për javën e tetë të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery regjistroi fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit, ndërsa Manchester City pësoi humbjen e parë në kampionat pas shtatë fitoreve radhazi në shtatë javët e para, nën drejtimin e Enzo Marescas.
None found
Edhe pse mysafirët krijuan më shumë mundësi dhe patën më tepër iniciativë gjatë pjesës së parë, avantazhin e morën vendasit.
Aston Villa kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë. Nicolas Jackson e dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të John McGinn, duke bërë që ekipi vendas të shkonte në pushim me rezultatin 1-0.
Pas intervalit, të dyja skuadrat u shfaqën më kërkuese në sulm. City arriti ta barazojë ndeshjen, por Villa reagoi shpejt dhe e riktheu avantazhin.
Erling Haaland shënoi në minutën e 52-të për 1-1, pas asistimit të Ilman Ndiaye. Megjithatë, në minutën e 60-të, Jakcson realizoi golin e dytë personal dhe vendosi shifrat 2-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit.
Me këtë fitore, Aston Villa ngjitet në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa Manchester City vazhdon të kryesojë me 21 pikë.
Në javën e ardhshme, Manchester City do të përballet në shtëpi me Brightonin, ndërsa Aston Villa do të presë Fulhamin.
Një aksident rrugor është regjistruar në Vrion të Sarandës, ku janë përplasur dy automjete tip “Volkswagen”. Si pasojë e aksidentit,…
Protesta e sotme me pjesëmarrje të jashtëzakonshme nuk vijoi dot e qetë. Kjo, sepse policia nuk lejoi protestuesit që të…
Efektivët e policisë janë futur në brendësi të Parkut Rinia, ku ishin zhvendosur edhe protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe…
Qatip Osmani Laçi u kthye te fitorja ditën e sotme, pasi mposhti minimalisht 1-0 Vorën, ndeshje për llogari të javës…
Protesta është zhvendosur edhe në një tjetër zonë të kryeqytetit, në rrugën e Myslym Shyrit, ku mësohet se qytetarët po…
Me tensione po regjistrohet protesta e sotme, e cila është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa policia nuk është…