Categories: Uncategorized

Zaev kërkon mandat të plotë, jep premtimin e madh

“Kërkoj mandat të pastër në zgjedhjet e ardhshme dhe bëj thirrje për LSDM-në të votojnë edhe qytetarët e bashkësive tjera etnike. Më 12 prill dalim me pritjet se progresi i shtetit do të vazhdojë dhe se asnjëherë nuk do të kthehet sundimi i regjimit të VMRO-DPMNE-së. Neve nuk na duhen grindje të reja me shqiptarët në shtëpi dhe shtetet fqinje.

NATO dhe BE janë çështje të mbyllura, marrëdhëniet në shtëpi mes bashkësive poashtu, prandaj kërkoj mandat që të shikojnë qytetarët se çfarë ekonomisti mund të jem. Dua që gjyqësinë ta çoj në rrugë të drejtë dhe prandaj do ta pastrojmë, arsimin ta bëjmë konkurrent me kuadro të profilizuar, shëndetësia të ketë mjek të motivuar, të krijojmë kulturë bashkëkohore, jo antike si dhe të rrisim transferet sociale, pagat dhe pensionet, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për TV Klan Maqedoni, përcjell GazetaExpress.

Ai ka shprehur bindjen se është fitues i sigurt i zgjedhjeve prandaj qytetarët e dinë se shteti shkon në rrugë të drejtë dhe se çdo alternative tjetër do të thotë kthim i shtetit 25 vite prapa dhe me këtë aktualizim i problemeve të vjetra.

Ka shtuar se dy qëllimet strategjike janë përmbushur në planin ndërkombëtar dhe menjëherë janë vërejtur rezultatet në ekonomi.

“VMRO-DPMNE 11 vite sundoi dhe nuk bëri asnjë hap që të ndihmojë shtetin. Ajo që Mickoski dëshiron të jetë kryeministër, nuk shkon përtej perceptimit të gjërave. Që të keni argumente, patjetër të keni ofertë, program, ndërsa ata vetëm na larguan nga NATO dhe BE…”, ka thënë Zaev.

“Do ju rikujtoj për një takim me një banor të Haraçinës kur kemi folur për programin e hapur multietnik të LSDM-së, ai më tha se shqiptarëve nuk ju nevojitet kantonizim, por kanalizim. Dhe ja, projekti po implementohet. Ne jemi këtu për problemet reale të qytetarëve dhe prandaj pres mbështetje nga të gjithë”, ka thënë Zaev në intervistën për TV Klan Maqedoni.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

5 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

5 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

5 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

5 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

6 hours ago