Categories: Uncategorized

Filipçe: Nuk pritet hapja e kufijve para qershorit në Maqedoni (VIDEO)

Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 pacientë nga Covid-19, ndërsa janë diagnostikuar vetëm 7 raste të reja. Numri i të infektuarve dita ditës po ulet, e për shkak kësaj nga e hëna e ardhshme pritet të lirohen masat preventive për mbrojtje nga Covid-19 dhe ngadalë qytetarët do t’i kthehen jetës normale.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se heqja e orës policore, hapja e kafeneve, bizneseve dhe çerdheve, varet nga Komisioni për sëmundje infektive, të cilët po e analizojnë situatën. Filipce porositi që Qytetarët të mos bëhen gati për të udhëtuar sepse kufijtë tokësor nuk janë në plan për tu hapur përpara muajit qershor

Të lidhura

None found

“Ka shumë çështje të hapura, siç me ka informuar kolegu grek, Greqia do t’i hap kufijtë në qershor, pra nuk do të ketë asgjë në maj, megjithatë ne do të arrijmë zgjidhje me takimin e përbashkët dhe koordinimin, sepse mund të sjellim masa që do t’i respektojnë të gjithë qytetarët nga të gjitha shtetet përreth në qoftë se udhëtojnë kudo. Mendoj se vetëm kjo mund të jetë zgjidhje e suksesshme”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe thotë se zbutja e masave vjen si rezultat i përmirësimit të gjendjes me koronavirus dhe nuk bëhet për pikë politike. Ai tha se nuk është e vërtetë edhe se po testojnë më pak qytetarë që të kenë më pak raste të të infektuarve, por se masat e Qeverisë kanë pasur sukses.

“Janë paraqitur spekulime dhe teza se kriza shëndetësore ose lehtësimi i masave mund të shfrytëzohet për qëllime politike ose në interes të zgjedhjeve. Dua qartë të ju them se që dy-tre muaj për aq sa ka zgjatur kjo krizë asnjë vendim nuk është sjellë nën presion politik e as për ndonjë interes politik”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Përndryshe nga java e ardhshme edhe institucionet shëndetësore do t’i kthehen normalitetit, duke i hapur dyert për të gjithë pacientët. Në takimin e nesërm në mes Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtorëve të spitaleve do të vendoset mënyra e funksionimit të klinikave, se sa pacientë do të pranojnë për vizitë dhe si do të zhvillohen intervenimet kirurgjike të cilat janë prolonguar tashmë dy muaj. Terminet për kontroll do të caktohen përmes “Termini im”. Në Kumanovë vendeve të punës i kthehen 50 punonjës shëndetësor të cilët e kanë tejkaluar virusin korona si dhe nis me punë reparti i gjinekologjisë.

të fundit

Ish- zv.ministrja Irena Beqiraj: Apartamenti u bë më fitimprurës se fabrika, qeveritë e Ramës gjithmonë kanë dështuar! Në vend të një modeli tjetër ekonomik, taksojnë pasojat

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

46 seconds ago

Chivu merr përgjegjësi pas disfatës në derbin ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…

2 minutes ago

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

6 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

7 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

7 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

7 minutes ago