Categories: Uncategorized

Tragjedia në Kumanovë, 4 nga 7 të lënduarit janë në gjendje të rëndë

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës është e rëndë. Në rrezik jete mbeten 4 persona.

7 të lënduarit janë shtruar në Repartin e Urgjencës Kirurgjikale në Shkup dhe në spitalin e qytetit “ Shën Naumi i Ohrit”. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për personat që po luftojnë për jetën po merren të gjitha masat e mjekimit intensiv.

Të lidhura

None found

Nga gjithsej shtatë pacientët 4 janë në gjendje të rëndë me shkallë të rëndë të djegieve dhe ndodhen në rrezik për jetën. 00:28 Nga katër të shtrirët këtu në Qendrën Klinike, dy ndodhen në Klinikën për Kirurgji plastike ata janë dy burra të moshës 60 vjeçare dhe dy gra të moshës 40 dhe 45 vjeçare në repartin e përkujdesjes intensive të Klinikës për anestezi dhe reanimacion. 00:50 Nga tre pacientët në Spitalin e vjetër të qytetit një grua e moshës 40 vjeçare është në pjesën e përkujdesjes intensive e vendosur në aparate për frymëmarrje artificiale, ka një grua më të re rreth moshës 20 vjeçare e cila është shtatzënë, në këtë moment i bëhen kontrolle nga ane gjinekologut dhe një fëmijë që ka përqindje të vogël të djegies- deklaroi Venko Filipçe- Ministër i Shëndetësisë.

Familjarët e të lënduarve nuk arrinin t’i mbanin lotët. Në gjendje shoku ata thanë se nuk flasin dot para kamerave. Vajtonin viktimat, dhe luteshin për të lënduarit.
Ky nuk është rasti i vetëm kur shpërthimi i një bombole gazi merr jetë njerëzish dhe lëndon disa të tjerë. Në dhjetor të vitit të kaluar si pasojë e një shpërthimi të tillë në një banesë në Shkup, një burrë mbeti i lënduar rëndë me djegie të shkallës së katërt. Një bombol shpërtheu edhe në maj të vitit të kaluar, por nga ky rast fatmirësisht nuk pati viktima dhe as të lënduar./Aslat-M/

të fundit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbyll diskutimin për Kosovën; SHBA-ja kërkon përfundimin e UNMIK-ut

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

3 minutes ago

Drilon Hazrollaj kërkon ringritjen te Tirana pas aventurës së vështirë në Rumani, ndërsa e ardhmja me Kosovën apo Shqipërinë mbetet e hapur

Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…

13 minutes ago

Who was Ismet Habili, the man from Kavaja who was killed inside a Volvo in Tirana

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

13 minutes ago

Investigations begin to shed light on the killing of a 46-year-old man in Tirana

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

14 minutes ago

Konjufca responds to Gjuriq at the UN and raises the issue of Radoiçiq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

15 minutes ago

Konjufca accuses Serbia of using religion for political interests

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

15 minutes ago