Categories: Uncategorized

Statistikat demantojnë BDI-në, statusi i shqiptarëve i cunguar

BDI edhe në këtë fushatë parazgjedhore lavdërohet me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në shtet dhe realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke iu kërkuar qytetarëve mbështetjen për kryeministrin e parë shqiptar.

Megjithatë raportet e Avokatit të Popullit ndër vite kanë treguar se tendenca e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione shtetërore nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm.

Të lidhura

None found

Edhe përskaj faktit se BDI për vite ka qenë në pushtet, viteve të fundit ka rënë niveli i përgjithshëm i përfaqësimit.

Nëse në vitin 2016 përfaqësimi i shqiptarëve ishte 19,2%, në vitin 2017 ka rënë në 19.1 %, ndërsa në 2018-ën ka rënë në 19%. Madje sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, figurojnë institucione me diskriminim total, siç është Agjencia e Filmit, e cila ka 11 të punësuar, prej të cilëve asnjë shqiptar. Numër i madh institucionesh nuk ka as 10 % të të punësuarve shqiptarë.

Përfaqësimi është i ulët edhe në gjyqësor, shembull në Supreme vetëm 7,1%, prej të cilëve asnjë nga të punësuarit në administratën gjyqësore nuk është në pozita udhëheqëse ose jo-udhëheqëse. Madje kur jemi te përfaqësimi në vende udhëheqëse, në shumë ministri përqindja e shqiptarëve është nën 10, si p.sh: 8,7% në Ministrinë e Bujqësisë, 5,9 në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, 9,4 në Ministrinë e Mbrojtjes, 7,5 në Ministrinë e Financave.

Madje së fundmi, opinioni ishte dëshmitar i skandalit me qytetarët maqedonas të cilët deklarohen si shqiptarë dhe mësojnë disa fjalë shqip për të fituar vendet e punës, që iu dedikohen qytetarëve shqiptarë.

Për më tepër, sistematizimi i administratorëve që marrin rroga pa pasur një vend pune mbeti edhe më tej i pazgjidhur, edhe përskaj shumë zv/kryeministrave të BDI-së për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilët nuk kujtohen për ndonjë të arritur.

të fundit

Spanja me katër mungesa në stërvitje para duelit me Portugalinë

Kombëtarja e Spanjës është rikthyer në seancat stërvitore pas fitores bindëse ndaj Austrisë, por disa mungesa të rëndësishme janë vënë…

7 minutes ago

Hailey Bieber bëhet sensacion me SKIMS, fansat zbrazin stokun e koleksionit të ri

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…

19 minutes ago

Arsenali bëhet gati me 60 milionë euro për Ezri Konsa

Arsenali po përgatit një ofertë ambicioze prej 60 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez Ezri Konsa gjatë…

25 minutes ago

Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuar në rastin e mashtrimit me derivate të naftës

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M.,…

31 minutes ago

Princesha italiane në qendër të debatit francez, lidhja e Jordan Bardellës hap polemika për imazhin e tij politik

Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…

37 minutes ago

Ministry of Environment Holds Public Debate on New Environmental Permit for USJE Cement Plant

Ministria e Mjedisit ka organizuar debat publik mbi procedurën e lëshimit të një leje të re mjedisore A, të integruar…

40 minutes ago