Një sondazh i kryer së fundmi, ka nxjerrë fitues partinë e Ali Ahmetit për zgjedhjet që do të mbahen më 15 Korrik në Maqedoninë e Veriut. BDI pason me 6.4 përqind besim te votuesit, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët (3.6%).
Më shumë se 60 përqind e qytetarëve thanë se nuk besojnë tek asnjë politikan, ndërsa qytetarët e tjerë kishin më së shumti besim tek Zoran Zaev (6.2%), Hristijan Mickoski (5.1%) dhe Venko Filipce (3.4%). Në kontrast me një sondazh të opinionit publik në prill, kur 64 përqind e të anketuarve thanë se do të shkonin në votime, një sondazh i qershorit tregoi se frika e koronavirus po rritet dhe kjo shifër tani do të ishte 44 përqind informon TetovaSot .
None found
Hulumtimi i MKD.mk i realizuar nga agjencia Market Vision nga 13 deri në 18 qershor tregon një ndryshim të madh në pjesëmarrje, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi.
Për sa i përket vlerësimeve të partive, nga 44 përqind që do të shkojnë në votime, nuk ka ndryshime të mëdha në krahasim me sondazhin e prillit. VMRO-DPMNE (15.2%) ka një avantazh ndaj LSDM-së (14.1%) me 1.1%. BDI pason me 6.4 përqind besim te votuesit, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët (3.6%), E majta (2.3%), LDP (1.9%) …
Nëse shikojmë kombësinë e votuesve, atëherë 14.4 përqind e maqedonasve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, dhe 11.8 përqind për LSDM-në. Asnjë votues i vetëm nga elektorati shqiptar nuk do të votonte për VMRO-DPMNE dhe 0.6% do të votonin për LSDM-në. BDI është partia më e popullarizuar midis shqiptarëve – 6.4%, dhe 3.4% e shqiptarëve do të votonin për Aleancën.
Sondazhi është realizuar nga 13 qershori deri më 18 qershor 2020 duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik dhe aty janë përfshirë 1.200 të të anketuarve .
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…