Categories: Uncategorized

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni, 36 në 24 orët e fundit

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19 vihet në pikëpyetje lehtësimi i masave restriktive. Jozyrtarisht, Alsat mëson se në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është konstatuar se për momentin nuk duhet të lehtësohen masat që janë në fuqi.

Ndërsa të gjithë janë në pritje të lehtësimit të masave, Tetova sot ka shënuar numrin më të madh të të prekurve me kororna virus, 12 raste pozitive. Ndërkohë, numri i përgjithshëm në 24 orët e fundit ka arritur në 36 të infektuar duke përfshirë Shkupin më 7 të infektuar, Veles 6, Kumanovë 4, Prilep 4, Gostivar 1, Pehçevë 1 dhe Berovë 1. Janë shëruar 13 pacientë ndërsa 1 ka ndërruar jetë. Zv, ministri I Shëndetësisë, Armend Arsllani gjatë qëndrimit në Tetovë, tha se spitali në Tetovë ka vënë në dispozicion të gjithë kapacitetin e tij në rast të rritjes së numrit të të prekurve me Covid 19.

Të lidhura

None found

Janë raste të reja për të cilët epidemiologët dhe ekspertët e tjerë po bëjnë anketimet dhe po kërkojnë për të diferencuar klasterin se prej ku vijnë të njëjtat – deklaroi Armend Arsllani, zv ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, drejtori I Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti shprehet I shqetësuar për numrin e fundit të të infektuarve me korona virus në Tetovë. Ai thotë se e gjithë kjo është si rezultat i pakujdesisë dhe mos respektimit të masave.

“Nëse do të kemi numër me Covid 19 pozitiv që do të rritet atëherë parashtrohet pyetja se si ne do të arrijmë që këto kufizime ti lehtësojmë në ditët në vijim. Nëpër vende të caktuara, komuna të caktuara apo lokalitete të caktuara nuk po respektohen dhe si rezultat I asaj kemi edhe kthimin e rasteve me Covid 19. Kemi raste që janë edhe asimptomatike, raste që njerëzit nuk e tregojnë të vërtetën nëpër intervsta që bëhen nga epidemiologët” – deklaroi Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Edhe hapja e kufijve do të varet nga zhvillimet në vend me virusin korona. Këtë e tha ministri i punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i cili paralajmëroi një konferencë të përbashkët me kolegët e tij nga vendet e rajonit.

“Hapja e kufijve patjetër të jetë e koordinuar që të ketë kutpim. Këtë duhet ta bisedojmë bashkë me ministrin e Shëndetësisë sepse patjetër të kemi një sistem të veçantë për komunikim dhe lëvizje. Nëse njeri shtet kërkon testimin ndërsa tjetri jo atëherë zinxhiri këputet. Kështu që patjetër duhet të koordinohemi dhe mes tjerash të bisedojmë edhe për këtë” – tha Nikolla Dimitrov, ministër i punëve të jashtme.

Greqia dhe Serbia kanë paralajmëruar testime në hyrje të shteteve të tyre me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi ose të mbajnë me vete vërtetim se janë negative ndaj Covid 19.

të fundit

MSH jep detaje për të lënduarit nga protesta në Spitalin e Traumës

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion në lidhje me personat e plagosur që ndodhen për kurim në Spitalin e Traumës…

2 minutes ago

Prishtina e Re ruan kreun, shtatë skuadra vijojnë garën për titull në Ligën e Parë

Ka përfunduar edhe xhiro e 10-të në kuadër të Ligës së parë, ku pjesa më e madhe e favoritëve kanë…

3 minutes ago

Protestuesja humb ndjenjat, por policia vijon hedhjen e gazit lotsjellës ndaj turmës

Incidentet nuk ndalen në protestën e gjashtë të studentëve kundër qeverisë. Një i tillë sapo ka ndodhur, teksa një protestuese…

3 minutes ago

Skopje: Two Turkish nationals arrested for attacking two compatriots; third accomplice wanted

Dy shtetas turq janë ndaluar, ndërsa policia është në kërkim të një personi tjetër nën dyshimin se ka tentuar të…

4 minutes ago

After police intervention, protesters burn trash bins and throw objects at the Supreme Court

Pasi policia i shpërndau protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me gaz lotsjellës dhe ujë, disa prej tyre u kanë…

5 minutes ago

Protests in Albania, security measures imposed on those involved: 21 minors placed in family care

Në vijim të protestave që po zhvillohen në Shqipëri gjatë këtyre ditëve, janë caktuar masat e sigurisë për personat e…

5 minutes ago