Categories: Uncategorized

Shifrat e fundit nga Maqedonia e Veriut, si u zgjerua zinxhiri në vetëm 24 orë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 125 të infektuar me koronavirus si dhe dy viktima, nga testimi i 1,085 mostrave në 24 orët e fundit.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga qytetet e Prilepit dhe Strumicës dhe tani numri të vdekurve nga sëmundja COVID-19 (që e shkakton koronavirusi) ka arritur në 151.

Të lidhura

None found

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 46 raste, pastaj 19 në Kumanovë, 17 në Shtip, 16 në Tetovë, 7 në Strugë, 6 në Gostivar ndërsa në tetë qytete tjera ka më pak të infektuar.

Me rastet e reja, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 2,915, i të shëruarve në 1,640 ,ndërsa raste aktive mbeten 1,124 persona.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 35,471 mijë teste.

Numri i madh i të vdekurve është në qytetin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Strugës dhe Shtipit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka sqaruar se numri i lartë i të infektuarve ka të bëjë me mosrespektimin e masave mbrojtëse, por edhe me numrin e lartë të testeve të kryera, që sipas tij është më i lartë, krahasuar me vendet e rajonit.

Ai bëri thirrje për respektimin e masave si dhe mosfshehjen e simptomave, pasi siç tha, tani shumica e të infektuarve shfaqen me më pak simptoma.

“Virusi është këtu, andaj nevojitet kujdes dhe bashkëpunim më i madh me mjekët. Virusi nuk është i rrezikshëm si në fazën fillestare, por megjithatë duhet reagojmë me kohë që të dalin nga gjendja me sa më pak pasoja”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 180 të infektuar që ishte shifra më e lartë me të infektuar që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus, më 26 shkurt.

Që nga dita e premte qytetet më të prekura si Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi janë në izolim të plotë. Ndalimi i lëvizjes në këto qytete do të vazhdojë deri të hënën në 05.00./REL

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

7 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

7 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

7 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

7 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

7 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

7 hours ago