Categories: Uncategorized

“Rikthimi i masave kufizuese, vetëm nëse mbushen spitalet”

Pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë për momentin nuk planifikon shtrëngimin e masave. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një deklaratë për Alsat tha se masat restriktive mund të rikthehen në rast se mbushen kapacitetet në spitale. Për momentin ai thotë se në të gjitha spitalet e vendit ka shtretër bosh për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi korona.

Ne po vëzhgojmë situatën, kemi vende të lira për momentin edhe në Klinikën Infektive, spitali montazh është plotësisht bosh, ka shtretër të lirë edhe në vetë klinikë një numër i mjaftueshëm në spitalin “8 shtatori” në të gjitha repartet e tjera infektive. Kështu që në këtë kohë nuk kemi njohuri, nuk ka ndonjë vlerësim se mund të ketë ndonjë njoftim se spitalet do të jenë të mbushura…por edhe nëse ndodh, sipas planit tonë afatgjatë ne kemi një sistem të objekteve spitalore rezervë për secilën prej qyteteve apo rajoneve, të cilat në çdo kohë mund të aktivizohen”-tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësis.

Të lidhura

None found

Filipçe thotë se nëse situata me përhapjen e virusit përkeqësohet, mund të rikthehet masa për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Por ai thotë se për momentin nuk ka nevojë për një gjë të tiilë.

Për momentin, ka protokolle për funksionimin absolut të të gjithë operatorëve ekonomikë, ndërmarrjeve, bizneseve dhe objekteve hotelerike që ishin mbyllur më parë, gjithçka që duhet është organizatorët e ngjarjeve t’u përmbahen këtyre protokolleve, qytetarët duhet ti respektojnë. Masa e vetme që mund të merret tani në këtë moment përveç kësaj që gjithçka që është në fuqi është në të vërtetë kufizimi i lëvizjes por tani për tani nuk ka nevojë të tillë”-pohoi Venko Filipce-Ministër i Shëndetësis.

Edhe autoritetet komunale të komunës më të prekur në qytetin e Shkupit, atë të Cairit vlerësojnë se nuk ka nevojë për karantinim, por aiu bëjnë thirrje qytetarëve që ti respektojnë masat për mbajtjen e maskave dhe distancës së nevojshme.

Unë mendoj se nuk ka nevojë për kërkesë për mbyllje dhe karantinim, kërkesa jonë do të ishte edhe apeli jonë do të ishte për qytetarët për të qenë të lirë të kemi lëvizje të lirë, të mbajnë maska dhe ti përmbahen rekomandime të distancës mjafton kjo që sëmundja të përhapet shumë më pak ose të mos përhapet”-tha Rami Qerimi-anëtar I shtabit të krizës në Komunën e Çairit.

Disa komuna, sikurse ajo e Dibrës ku numri i rasteve aktive është i lartë tashmë kërkuan nga Qeveria shtrëngimin e masave për të penguar përhapjen e virusit korona. /ALSAT/

të fundit

Ish-kreu i Policisë italiane Gianni De Gennaro vetëvritet me armë zjarri, ndërsa po hetohej për masakrën e Via D’Amelio ku u vra Borsellino

Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas asaj…

5 minutes ago

Shorti për 1/16-tën e Kupës së Kosovës hidhet të premten në selinë e FFK-së

Tërheqja e shortit për fazën e 1/16-tës së Kupës së Kosovës do të bëhet të premten, më 27 nëntor, në…

13 minutes ago

Djali i Sylë Dakajt reagon pas vrasjes së babait në Suharekë: “Ah more bab, keq na le…

Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet…

20 minutes ago

Gjetur i vdekur në një fermë peshqish në Istog, Prokuroria: Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…

20 minutes ago

Premio e “çmendur” nga FSHF, zyrtarizohet shifra që përfituan lojtarët dhe stafi i Kombëtares

E rrallë, por ndodh që nga Federata Shqiptare e Futbollit të zyrtarizohet një premio. Bëhet fjalë pikërisht për suksesin në…

20 minutes ago

Ministry of Finance: Registration of bonds with 4.6% interest closes on December 1

Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…

23 minutes ago