Categories: Uncategorized

Rekomandimet e OBSH-së për koronavirusin, shkollat s’kanë sapun në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Në kohën kur bota po lufton me virusin Korona dhe ndër masat kryesore është higjiena, shumë shkolla fillore dhe të mesme në vend nuk kanë sapunë.

Thirrjet e njëpasnjëshme për higjienë të patjetërsueshme, posaçërisht në këto institucione, duket se kanë has në vesh të shurdhër nga udhëheqësit e shkollave të caktuara të cilët akoma nuk po e shohin të arsyeshme furnizimin e shkollave dhe çerdheve me sapun dhe dezinfektues.

Në të shumtën e rasteve, shfajësimi i drejtorëve është se nxënësit po i dëmtojnë tualetet dhe pajisjet brenda tyre.

“Jo nuk ka pasur? Keni pastruar duart vetëm me ujë? Po.

“Prej ditës së sotme po, ditëve tjera jo s`ka pas”.

Sapunë besoj që ka mirëpo çdo moment harxhohen. Kemi raste edhe kur dëmtohen se është numri i madh i nxënësve”-tha Isan Emini, drejtor i SHMM “Nikolla Shtejn”.

Ndoshta për momentin tash s`ka, mund edhe ta shohim, po në pjesën ku Ju keni shikuar ndoshta s`ka sepse unë sot nuk i kam parë ato”-pohoi

Sevdije Musafai, drejtore e shkollës së mesme të tekstilit.

Edhe në Ohër dhe Strugë situata thuajse është e njëjtë. Prindërit ankohen se vet nxënësit blejnë sapun dhe letër tualeti. Në disa foto që prindërit na treguan shihet rikonstruimi i tualeteve por pa mjete higjienike. Derisa nxënësit ankohen se s’ka sapun, drejtorët e shkollave na dërguan të xhirojmë në pjesët ku janë të furnizuara me mjete higjienike.

Kemi sapun dhe letër tualeti. Kemi dëgjuar se diku tjetër nxënësit vet i blejnë, por këtu te ne jo”-theksoi Mile Popovski, drejtor I shkollës së mesme “Niko Nestor”.

Ndër masat që ulin rrezikun e përhapjes së virusit Korona është pastrimi i shpeshtë i duarve me sapun dhe dezinfektues me përmbajtje alkooli, shmangia e kontakteve të afërta me çdonjëri që ka simptoma të gripit dhe shmangia e kontakteve me kafshët.

të fundit

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

6 minutes ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

38 minutes ago

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…

1 hour ago

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

1 hour ago

Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…

2 hours ago

Alba Pollozhani ndahet live në “Big Brother VIP Kosova” nga i dashuri: Nuk meriton as një takim

Mbrëmjea e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…

2 hours ago