Categories: Uncategorized

Qeveria teknike pengon zhvillimin ekonomik

Afaristët në Maqedoninë e Veriut, thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen më 12 prill, në masë të madhe do të bllokojnë zhvillimin e bizneseve të tyre. Kjo për shkak se qeveria teknike, që është formuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, ka kompetenca të kufizuara.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veripërndimore, Menderes Kuçi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve ka goditur sektorin e biznesit.

Sipas Kuçit, Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut ka kompetenca të kufizuara dhe kjo sipas tij, bllokon edhe procesin e punës në zhvillimin e bizneseve në shumë sektorë.

“Askush, asnjë biznes nuk të kalkulojë me zhvillimin e një biznesi pak më serioz në këtë periudhë kohore, ku shumica e lejeve të ndryshme duhet të marrë nga qeveria, përkatësisht dikasteri i Transportit dhe lidhjeve ose ministritë e tjera, qofshin dhe lejet në nivel lokal sërish vendos Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kemi një periudhë kohore prej më shumë se një të tretën e vitit, që absolutisht nuk i konvenon ekonomisë”, thotë Kuçi, duke shtuar se shpreson që zgjedhjet e prillit të prodhojnë një qeveri stabile, e cila do të vë në lëvizje shumë shpejt realizimin e investimeve kapitale.

“Në këtë rast dëshirojmë që të paktën zgjedhjet të jenë të qeta, të mos kemi bllokim të institucioneve të sistemit, të mos bllokohet formimi i qeverisë së re për disa muaj siç ndodhi herën e fundit. Urojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe mos bëjnë turbulenca më të mëdha, siç dinë të shkaktojnë zgjedhjet në vend. Për ndryshe, s’do mend se çdo cikël i zgjedhjeve ndikon negativisht, qoftë në investimet vendore ose në ato të huaja”, thotë Kuçi.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Qendra për Analiza Ekonomike, që përfshin dhjetë vjetët e fundit, del në pah se rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe ka qenë 14 për qind, por nëse do të realizoheshin investimet kapitale në bazë të projeksioneve të buxhetit dhe mos të kishte bllokada si pasojë e ngërçit politik, rritja ekonomike, sipas këtij hulumtimi, do të ishte të paktën 20 për qind në këto dhjetë vjetët e fundit.

Pikërisht, mosrealizimi i investimeve kapitale ka bërë që Bruto Prodhimi Vendor të jetë për dy miliardë euro më i ulët, përkatësisht, ai në Maqedoninë e Veriut arrin në 11 miliardë euro.

“Me realizimin e investimeve kapitale përmes një plani strategjik të qëndrueshëm, siç janë investimet në infrastrukturën rrugore, atë hekurudhore si dhe avancimin e konkurrencës në treg, me këtë dhe zmadhimin e potencialit për eksport, do të mund të kishim një rritje ekonomike e cila do të ndjehej dhe nga qytetarët përmes ngritjes së standardit jetësor”, thotë Vesna Gavranlieva- Andonova nga Qendra për Analiza Ekonomike, duke nënvizuar se për autoritetet e vendit është koha e fundit që në fokus të vendosin politikat zhvillimore në fushën e ekonomisë.

Ndryshe, të dhënat tregojnë se nga 370 milionë euro sa ishin paraparë për investime kapitale në bazë të buxhetit të vitit të kaluar, gjatë 11 muajve, sipas Ministrisë së Financave, u realizuan vetëm 180 milionë euro. Afaristët thonë se viti 2020 mund të shënojë një trend edhe më negativ, nëse zgjedhjet nuk prodhojnë një qeveri stabile./GazetaExpress/

të fundit

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

23 seconds ago

Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A.…

17 minutes ago

Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…

34 minutes ago

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…

48 minutes ago

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…

56 minutes ago

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar…

1 hour ago