Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë” ka deklaruar se një pjesë e shoqërisë dështoi në zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit. Sipas tij, përgjegjësia bie pjesërisht mbi Qeverinë, mbi bashkësitë fetare dhe mbi ata qytetarë që refuzuan t’i zbatojnë.
“Në nivel të zgjidhjes sistematike kundër pandemisë, mendoj se shteti jonë aspak nuk u dallua as nga vendet fqinje dhe as nga shtetet tjera të botës, për më shumë ose më pak. Praktikisht baza e masave ishin rekomandimet e OBSH-së.
None found
Në pjesën e zbatimit të masave ne dështuam, si shtet flas, por ky nuk është dështim i Qeverisë në tërësi. Ishte dështim i disa segmenteve të rëndësishme të shoqërisë dhe kuptohet dështim i një pjese të qytetarëve të cilët edhe sot nuk janë të vetëdijshëm se ata masa duhet të respektohen.
Unë mendoj se një pjesë e Qeverisë, me atë që në mënyrë selektive i zbatuan masat dhe rregullat, konkretisht sa u takon bashkësive fetare, mendoj se ndikuan në mënyrë plotësuese të shpërndahet virusi. Megjithatë, nuk mund t’i shkyçni nga përgjegjësia edhe krerët fetar kyç, ose drejtuesit fetar rajonal në BFI dhe KOM të cilët vepruan tërësisht me papërgjegjësi ndaj shëndetit të tyre dhe shëndetit të besimtarëve, mes tjerash”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i shtetit.
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin ka përfunduar me një person të…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me kritikat e…
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga…
Dinamo e Tiranës ka marrë një barazim të madh në ndeshjen e parë për raundin e dytë kualifikues te skuadra…
Protestuesit nuk ndalen. Paraditen e së enjtes, ata u mblodhën përpara Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta…
Dukagjini ka pësuar humbje minimale në udhëtim te Lugano, sfidë e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së…