Categories: Uncategorized

Nusja denoncon ngacmimin s*ksual të vjehrrit: Më puthi në buzë

Një 20-vjeçare me inicialet R.K nga Peja ishte rrahur në mënyrë sistematike nga bashkëshorti me inicialet B.M me të cilin është e martuar prej dy vitesh. Madje, nga rrahja që kishte marrë nga burri i saj e kishte quar atë në alivanosje. Për shkak të problemeve me burrin ishte detyruar të përdorte edhe qetësues.

Por, këto nuk janë arsyet pse R.K i është drejtuar policisë së Kosovës për të kërkuar ndihmë. Atë e kishte ngacmuar seksualisht vjehrri i saj me inicialet I.M në shtëpinë e tyre në Pejë. Madje ky i fundit kishte tentuar që me dhunë ta lë shtatzënë të rejën e tij. Deklaratë që ajo ka dhënë në stacionin e policisë.

Të lidhura

None found

“Arsyeja që unë kam ardh në Polici është se tani m’u kanë fillu me mu paraqit probleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën 14.01.2020 deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im Isufi më ka puthë në buzë dhe rreth qafës, unë i kam reagu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar R.K.

20 vjeçarja ka deklaruar se për ngacmimet nga vjehrri i saj posedon edhe video incizime në telefon.

“Unë kam arritë që të bëjë incizim me telefonin tim, fjalët e vjehrrit i cili i drejtonte ka unë, këto dhe disa nga videot e tjera të cilat unë i kam në telefon e poashtu ia kam dërguar motrës time në Prishtinë. Ku ai ka kërkuar nga unë që të kemi marrëdhënie seksuale, që unë me mbet shtatzënë me të, e ai më thojke që veç na me e provu se nuk është kurgjë, krejt këto janë të incizuara në tel.

Ai insistojke me fjalët, çka bohet me e provu me kry marrëdhënie mes vete. Unë i thosha se çka janë këto fjalë, kjo është tmerr, çka je ka lyp ti prej meje, qysh mundesh me lyp diçka ashtu marre po më vjen mu prej teje çka je ka thush”, tha ajo.

Pos ngacmimeve nga vjehrri, vajza nga Peja thotë se ishte rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, për të cilin e kishte lënë familjen për tu martuar me të.

“Unë në mënyrë sistematike (herë pas here) kam qenë e rrahur fizikisht nga bashkëshorti im, problemet kanë filluar kryesisht kur unë ia kontrollojsha telefonin atij, dhe ia gjejsha bisedat me femrat e tjera, aty fillojke edhe debati mes neve, ai më sulmonte dhe më goditte me grushta. Shprehinë më të madhe e ka pasë të më godas edhe me dy duar, ka pasë raste që për shkak të dhunës më ka qit në të ligt (jam alivanosë) prej të goditurave”, përfundoj R.K, raporton Objektivi.

Për veprat ngacmim seksual edhe dhunë ne familje të shtunën babë e bir u arrestuan nga policia. Por, Gjykata Themelore në Pejë, të hënën ua ka caktuar atyre vetëm masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

të fundit

Protesta kundër Ramës, qytetarët marshojnë në Tiranë: “Ju erdhi fundi”, Shqipëria kërkon revolucion

Prej 79 ditësh shqiptarët protestojnë kundër qeverisë. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Ndërsa vijojnë marshimet në rrugët e…

6 minutes ago

Olti Hyseni shënon sërish për Brondbyn në fitoren ndaj Sonderjyskes

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Olti Hyseni po vazhdon të shkëlqejë te Brondby.Anësori i majtë realizoi në triumfin ndaj Sonderjyske,…

7 minutes ago

Galatasaray përgatit ofertë marramendëse për Bruno Fernandesin, mbi dyfishin e pagës te Manchester Unitedi

Galatasaray është i gatshëm t’i ofrojë Bruno Fernandesit një pagë më shumë se dyfishin e asaj që aktualisht merr në…

19 minutes ago

Saime Isufi zbulon zhvillimin që ndodhi natën e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

Nata e 17 janarit 1982, kur në Gjermani u vranë Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, kishte shënuar edhe një…

23 minutes ago

Përplasja për presidencën, Qarri: PDK dhe AAK synojnë kontrollin e institucioneve kyçe

Teksa vendi vazhdon të përballet me ngërçin institucional, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)…

24 minutes ago

Xabi Alonso ngre pritshmëritë te Chelsea: Jemi gati të luftojmë për çdo trofe

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka shprehur besimin e tij të madh te skuadra, duke deklaruar se “Blutë” janë të…

25 minutes ago