Eurokomisari i ri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhejl më 15 dhe 16 janar do të udhëtojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, mëson MEDIAL nga burime nga Brukseli. Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së funksionit si eurokomisar.
Pritet që Varhejl të realizojë takime me përfaqësues qeveritarë, në të cilat me siguri do të bëhet fjalë për metodologjinë e re për zgjerim të propozuar nga Franca dhe për rrjedhën e reformave në vend, sidomos miratimin e ligjit për prokurori publike.
None found
Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua me Varhejlin në Bruksel, me ç’rast ia prezantoi planin reformues të Qeverisë deri në samitin e Këshillit evropian në mars.
Komisioni Evropian do të publikojë mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve, prite të miratohet në mars.
Eurokomisari, Varhejli muajin e kaluar tha se negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se BE-ja duhet ta përmirësojë gabimin e tetorit.
Vendet-anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për fillimin e bisedimeve me dy vendet, për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila, kushtëzoi me metodologji të re të bisedimit.
Komisioni Evropian duhet të dalë me propozim për metodologjinë e re deri në fund të janarit/
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…
Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…
Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…
Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…