Categories: Uncategorized

Në Shkup deri më tani janë regjistruar 81 të prekur nga koronavirusi

Në territorin e Shkupit deri më tani janë regjistruar 81 të infektuar nga koronavirusi, një pjesë e tyre janë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa një pjesë në mjekim shtëpiak. Deri më tani nuk ka vatër lokale autoktone në asnjë pjesë të vendit, as në Shkup, deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Për numrin e saktë të të infektuarve në komuna, Filipçe paralajmëroi se do të kumtohen shtesë, pasi të shihet analiza e të dhënave nga baza elektronike.

Të lidhura

None found

I pyetur se si janë infektuar të sapoinfektuarit në Shkup, Filipçe tha se të gjithë janë në lidhje me klasterë tash të njohur të sëmurëve për epidemiologët.

“Deri më tani nuk ka vatër lokale autoktone në asnjë pjesë të vendit, as në Shkup. Nuk ka asgjë që nuk mund ta shpjegojmë, nuk ka diçka të tillë deri më tani”, theksoi Filipçe.

Për atë se sa prej të infektuarve në Shkup janë në spital, Filipçe tha se një pjesë e tyre janë në Klinikën për sëmundje infektive, ndërsa të tjerët janë në mjekim shtëpiak, por për numër të saktë do të informojnë shtesë.

I pyetur nëse vendimet për karantinë të domosdoshme u jepen vetëm personave tek të cilët është konfirmuar virusi apo edhe për të tjerët, Filipçe shpjegoi, se të gjithë të sëmurit janë në fazë të mjekimit.

“Personat tek të cilët është konfirmuar koronavirusi janë në fazë të mjekimit. Se a do të mjekohen në Klinikë apo në kushte shtëpie varet nga mjekët dhe manifestimi i sëmundjes. Në varësi të gjendjes ata mjekohen në Klinikë ose në mjekim shtëpiak. Ne e kemi marrë këtë nga modeli gjerman dhe mendoj se është mjaft solide për t’u vazhduar”, shpjegoi Filipçe.

Sa i përket turmës në rritje në autobusët e NQP-së dhe nëse do të sugjerohen masa të reja, Filipçe tha se tashmë kanë biseduar me kryetarin e qytetit dhe se prej nesër problemi do të zgjidhet.

“Arsyeja për këtë është zhvendosja e gjithë orarit të caktuar në bazë të orës policore. Tashmë janë bërë llogaritjet se sa autobusë duhet të lëshohen në kohën e duhur. Unë besoj se prej nesër ky problem do të zgjidhet”, shpjegoi Filipce.

Ministri Filipçe përsëri porosit se ka sasi të mjaftueshme të ilaçeve dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të mos bëjnë barnatore shtëpiake.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

1 minute ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

15 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

18 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

46 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago