Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar dhe u ka kërkuar qytetarëve – shfrytëzuesve të rrjeteve sociale që të mos shpërndajnë dhe përhapin lajme të pa-verifikuara, gjegjësisht “të rrejshme” rreth virusit Kovid 19, me të cilat krijohet shqetësim dhe panik në mesin e qytetarëve. Nga MPB njoftojnë se keqpërdorimet e tilla do të sanksionohen.
“Lajmet e rrejshme të cilat krijojnë panik të pabazë dhe që kanë pasoja afatgjata edhe mbi gjendjen shoqërore por edhe mbi shëndetin kolektiv të qytetarëve. Keqpërdorimet e tilla do të sanksionohen me ligj pasi në këtë mënyrë shqetësohen qytetarët dhe krijohet panik i panevojshëm. Nuk do të ketë kompromis në sanksionimin e atyre të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme përhapin lajme të rrejshme”, thonë nga MPB.
None found
Nga MPB apelojnë dhe kërkojnë që shfrytëzuesit e rrjeteve sociale të thirren vetëm në të dhënat e publikuara zyrtarisht prej institucioneve kompetente.
“Për të gjitha informacionet e nevojshme të drejtohen në Ministrinë e Shëndetësisë, sektorin për marrëdhënie me opinionin në Qeveri apo në institucionet e tjera relevante, të cilat vazhdimisht e informojnë opinionin me të dhëna të ripërtërira disa herë gjatë ditës”, porosisin nga MPB.
Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 27 kundër kryeministrit Edi…
Pas informacionit se dy automjete në pronësi të avokatit nga Shkupi, Asmir Alispahiq, janë djegur, Ministria e Punëve të Brendshme…
Zbardhet ngjarja në Kamëz, aty ku një i ri ka qëlluar me armë zjarri drejt një biznesi [...] Read More...…
Eurodeputetja Ilara Salis ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e sotme dhe do t’i bashkohet gjatë fundjavës protestave që po zhvillohen…
Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë kundër korrupsionit dhe qeverisë së korruptuar. Sot mbahet protesta…
Ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë…