Në zgjedhjet e 12 prillit, PDSH do të garojë e vetme, ka deklaruar lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, i cili thotë se subjekti i tij nuk preferon koalicionime parazgjedhore. Thaçi la të hapur mundësinë për koalicionim paszgjedhor me partnerin i cili do t’i plotësojë dy parakushte, mospërfshirjen e BDI-së në qeverisjen e re si dhe postin e zëvendëskryeministrit.
“Parimisht që në fillim ne kemi vendosur që të shkojmë vetë në zgjedhje, unë kam paraqitur dy parakushte, dy mundësi të bisedimeve me partnerët e ardhshëm të koalicionit paszgjedhor, si duket koalicion parazgjedhor nuk do të ketë. Çështja e parë është shqyrtimi i mundësisë për eliminimin e BDI-së prej qeverisjes pas këtyre zgjedhjeve dhe çështja e dytë të cilën e kërkojmë ne një bisedë serioze për postin e zëvendëskryeministrit që duhet ta marrë PDSh-së, por jo një zëvendëskryeministër formal siç është tani në funksionalitet të Qeverisë, por vetëm një post i cili do të jetë drejtpërdrejt i lidhur me kryeministrin.”,- deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
None found
Thaçi vlerëson se në Maqedoni nuk ekziston opozita dhe opozitarizmi shqiptar, por vetëm një “luftë” personale e krerëve të opozitës shqiptare për përfitime politike.
“Janë tollovitur, nuk ka opozitë, ata janë shkatërruesit e opozitës dhe opozitarizmit. Unë mendoj se atje është gjithçka e paqartë. Te ato parti ka një luftë personale të liderëve të atyre partive, që mundësisht të arrijnë ndonjë koalicion për të shpëtuar veten për t;u bërë deputet. Politika shqiptare në Maqedoni nuk ka nisur me çështjen e të bërit deputet e një liderit të një partie, as nuk do të përfundojë me këtë.”,- tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Trumbetimet e VMRO-së për shfuqizimin e Marrëveshjen së Prespës, Thaçi i konsideron si çështje marketingu paraelektoral. Sipas tij, politika nuk i ka vetëm fjalët. Të gjithë në partinë e Mickovskit janë të vetëdijshëm se duhet të respektohet jo vetëm Marrëveshja e Prespës, por dhe marrëveshjet e tjera.
Sipas Thaçit, LSDM dhe lideri i saj është partia e cila bëri kompromisin e vërtetë për Maqedoninë e që i njëjti më pas debllokoi proceset euroointegruese të vendit. Deklaratat kreu i PDSh-së i dha pas mbledhjes së Forumit të Gruas, që zgjodhi për kryetare Fatmire Isakun.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…