Categories: Uncategorized

Partitë shqiptare, pa marrëveshje për koalicione (VIDEO)

Akoma asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur nga partitë politike shqiptare për koalicione të mundshme parazgjedhore.

Ideja e koalicionit trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Besës rezulton e dështuar.

Të lidhura

None found

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, beson në një marrëveshje pozitive me partinë e Selës por e hedh poshtë mundësinë për koalicion me Besën.

Jemi në bisedime të vazhdueshme me Aleancën në këtë rast, edhe në nivel të Komisioneve, edhe në nivel të kryetarëve të partive dhe besojmë që përmbyllja e këtyre bisedimeve shpresoj dhe besoj që do të jetë pozitive dhe do të ndodhë brenda disa ditëve- tha Skender Rexhepi, Alternativa.

A hidhet përfundimisht poshtë mundësia për një koalicion me Besën?

Po. Gjithsesi. Nëse vjen deri te pika që ju e përmendni, në asnjë rast, Alternativa dhe asnjë organ partiak nuk do të pranonte të ulet në një tavolinë me njerëz të cilët kanë thyer çdo shpresë dhe ideal tek votuesit tonë të përbashkët.

Shuarjen e idesë për një koalicion trepalësh nuk e konfirmojnë dy partitë e tjera, ASH-ja dhe Besa. Sela, i cili i pari e shpalosi këtë ide në publik, sot për Alsat përsëri komunikoi se punohet në drejtim të marrëveshjes, megjithatë, më herët kishte thënë se vendimi do të bëhej publik më 3 janar.

Besoj brenda një jave ne do ta përmbyllim për korrektesë edhe ndaj opinionit dhe do të dihet saktë me kë do të bëjë koalicion Aleanca për Shqiptarët por sido që të jetë, koalicioni më kuptimplotë që një subjekt politik mund të bëjë, është koalicioni me opozitarin e vërtetë dhe opozitari i vërtetë është qytetari- deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Lëvizja Besa konfirmon se është në komunikim të vazhdueshëm më ASH-në por e ka të paqartë se pse s’ka thirrje konkrete për takim trepalësh.

Lëvizja Besa

“Jemi në komunikim të rregullt me Aleancën për Shqiptarët, edhe përkundër bindjes tone, por për hir të dhënies së shansit kemi pranuar kërkesën e tyre për të biseduar për një koalicion trepalësh, mirëpo ende nuk kemi përgjigje pse nuk po ndodh thirrja konkrete në ditë të caktuar për takim trepalësh qoftë mes kryetarëve të tre partive apo grupeve negociuese.”

Ndërkohë, PDSH-ja tashmë ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje. Koalicionet e mundshme paszgjedhore, partia e Menduh Thaçit do t’i kushtëzojë me postin e zëvendëskryeministrit me nënshkrim të lidhur.

Ne kemi vendosur që të shkojmë vetë në zgjedhje. Kemi paraqitur dy parakushte ose mundësi të bisedimeve me partnerët e ardhshëm të koalicionit paszgjedhor se si duket koalicion parazgjedhor nuk do të ketë. Çështja e parë është eliminimi i BDI-së prej qeverisjes pas këtyre zgjedhjeve dhe çështja e dytë të cilën e kërkojmë ne, një bisedë serioze për postin e zëvendëskryeministrit që duhet ta marrë PDSH-ja- tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Edhe BDI-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje. Në vazhdimësi, partia e Ahmetit ka bërë thirrje për bashkimin e partive të tjera në një bllok të vetëm garues në zgjedhjet parlamentare.

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

4 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

4 hours ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

4 hours ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

4 hours ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

4 hours ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

4 hours ago