Categories: Uncategorized

Maqedonia e Veriut para krizës politike, opozita paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve

Në Maqedoninë e Veriut të shtunën në mesnatë ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme dhe pas kësaj kanë nisur të rrjedhin afatet për zgjedhjet, që me automatizën duhet të mbahen më 5 korrik.

Por, opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE ka bërë të ditur se do të bojkojë zgjedhjet për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë, respektivisht numrin e madh të të infektuarve me koronavirus.

Të lidhura

None found

VMRO dhe LSDM kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes për datën e zgjedhjeve, pasi socialdemokratët që drejtohen nga Zoran Zaev insistojnë në zgjedhje të shpejta për të konspliduar institucionet meqë vendi tani pesë muaj është pa parlament ndërsa vendi drejtohet nga qeveria teknike e cila pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të sjellë asnjë vendim në përballje me pandeminë apo aspektet ekonomike.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickovski, në një konferencë për mediat të dielën, tha se nuk pranon zgjedhje më 5 korrik apo edhe në 8 korrik, sic kishte propozuar Zaevi, por nga mesi këtij muaj pasi më parë të jenë siguruar kushtet për mbrotjen e shëndetit të votuesve në zgjedhje dhe pasi të ketë konfirmim se procesi i votimit do të monitorohet nga misioni i OSBE/ODIHR-së.

“Së pari duhet të sigurojmë protokolle adekuate për votime, le të arrijë misioni i OSBE-së dhe ditën e nesërme mund të shkojmë në zgjedhje. Sipas informatave të deritanishme, mesi i korrikut është një bazë e mirë të dalin në votime, të ju fitojmë dhe pastaj do të ketë përgjegjësi për të gjitha dështimet e qeverisë”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ai ka thënë se pa plotësimin e këtyre kushteve çdo datë tjetër nuk do të pranohet nga opozita.

Por, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se zgjedhjet janë më se të domosdoshme dhe ato duhet të mbahen një orë e më parë.

“Frika nga humbja e zgjedhjeve nuk duhet të jetë arsye për asnjërën palë që të bojkotojë zgjedhjet ose të kërkojë shtyrjen e tyre, duke rrezikuar si njerëzit ashtu edhe shtetin…Janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore dhe kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve. KSHZ-ja, si organ ekzekutiv, ka detyrimin të zhvillojë zgjedhjet, të cilat me ligj dhe kushtetutë duhet të mbahen në 5 korrik. Mosrespektimi i ligjit i nënshtrohet përgjegjësisë”, ka shkruar Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim që është në koalicion me LSDM-në ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, por ka thënë se ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

“Zgjedhje duhet të ketë. Shteti ka nevojë për stabilitet politik, veçanërisht në kushte kur po ballafaqohemi me vazhdim të pandemisë. Por, zgjedhjet e njëanshme thellojnë krizën politike, rrumbullakësim i qarkut vicioz, nga një krizë shëndetësore, në krizë socio-ekonomike, tani në një krizë politike, e cila pastaj shumë lehtë mund të transformohet në krizë institucionale, bile edhe në krizë të sigurisë”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. (rel)

të fundit

Vora synon goditjen e madhe në merkato, Martin Gjorgievski mund të vijë në Shqipëri

SuperioreNdërsa merkatoja e verës ka hyrë në fazën e “nxehtë”, klubet e Superiores po lëvizin “gurët” me shpejtësi [...]Read More...

5 minutes ago

Lothar Matthaus: Prania e familjeve prishi klimën në kampin e Gjermanisë

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka zbuluar se brenda kampit të Gjermanisë ka pasur tensione gjatë Kupës së Botës…

7 minutes ago

Al-Ahli nis lëvizjen e parë për të parë mundësinë e transferimit të Mohamed Salah

Klubi arab Al-Ahli, ka bërë një kërkesë fillestare për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të Mohamed Salah, sipas Sky Switzerland.Ky…

14 minutes ago

Me bikini dhe plot stil, Keisi “rrëmben” vëmendjen e ndjekësve nga pushimet

Këngëtarja Keisi ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj në Instagram. Kejsi po…

14 minutes ago

Erind Xhindi denounces violence against protesters: The government is dragging people away and taking them hostage

Protestat e zhvilluara dje përpara Parlamentit dhe Policisë, si dhe tubimet e njëpasnjëshme të diasporës shqiptare, kanë sjellë reagime të…

15 minutes ago

Ibrahimaj: Distribution of the summer bonus has begun, 33,119 pensioners withdrew it on the first day

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bonusin e verës për pensionistët, i…

16 minutes ago