Categories: Uncategorized

Maqedonia nis sot trajtimin e të infektuarëve nga Covid-19 me plazmë gjaku

Të infektuarit me koronavirus prej sot do të mjekohen me plazmë gjaku si dhe pranimin e terapisë me ozon në spitalin “8 Shtatori”.

Për sot është caktuar ekstraktimi i parë i plazmës për trajtim të këtyre pacientëve në Institutin për mjekësi transfuzive.

Ozonimi i gjakut është mënyrë e cila përdorët për trajtimin e pacientëve më me rrezik. Bëhet fjalë për mënyrë me të cilin bëhet terapi e një sasie të caktuar e gjakut e cila nxirret dhe pastaj kthehet në qarkullimin e saj.

Ekzistojnë disa botime dhe përvoja nga vendet e tjera dhe bazuar në këto përvoja, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sipas të cilit ekipi i anesteziologëve nga SPQ “8 Shtatori” bëri një analizë të hollësishme të literaturës së gjerë dhe arriti në përfundimin se ia vlen të bëhet një përpjekje për të aplikuar këtë metodë terapeutike tek këta pacientët.

“Praktikisht bëhet fjalë për metodë me të cilën bëhet ozonimi i një sasie të caktuar të gjakut, e cila merret nga pacienti dhe pastaj e njëjta kthehet në qarkullimin e tij. Për sot është planifikuar edhe ekstraktimi i parë i plazmës, e cila do të përdoret gjithashtu për trajtimin e këtyre pacientëve në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit”, potencoi Filipçe.

Lidhur me të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik janë regjistruar 53 të shëruar nga Kovid-19 edhe atë në Shkup -25, Kumanovë-13, Prilep -5, Strugë-1, Manastir -4, Ohër-1 dhe Koçan-4. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, siç bëhet e ditur, humbën jetën një paciente 58-vjeçare nga Zhelina e Tetovës, e pranuar në Klinikë më 21 prill me formë të rëndë të sëmundjes dhe një paciente 81-vjeçare nga Kumanova, e mjekuar në klinikë nga 15 prilli. Të dyja pacientet kanë pasur edhe shtypje të lartë të gjakut.

“Në SPQ ‘8 Shtatori’ humbi jetën një pacient 47-vjeçar nga Kumanova, i pranuar për mjekim spitalor më 3 prill në gjendje të rëndë dhe një kohë të gjatë ishte në respirator. Humbi jetën edhe një pacient 66-vjeçar nga Manastiri, i cili ishte në gjendje të rëndë të përgjithshme, me anomali në zemër dhe cirrozë mjekohej në Spitalin Klinik të Qytetit”, tha Filipçe.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 289 testime, ndërsa janë konfirmuar 13 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në: Shkupi -4, Kumanova-5, Prilep-2 dhe Tetova-2.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë është 1.399, ndërsa janë bërë gjithsej 15.409 testime të Kovid-19.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago