Categories: Uncategorized

Maqedonia jep kredi për bizneset pa kamatë, por ja kushtet

Nga e mërkura kompanitë do të mund të aplikojnë për linjën e dytë kreditore pa normë interesi të quajtur Kovid-2, me vlerë të përgjithshme prej 8 milion eurove, informoi ministrja e financave, Nina Angellovska dhe drejtori i Bankës zhvillimore, Kire Naumov.

Për dallim të linjës së mëparshme që kishte të bëjë vetëm me kompanitë hiotelerike dhe turistike, për këto kredi mund të aplikojnë të gjithë kompanitë e vogla dhe të mesme. Shuma maksimale e kredisë do të varet nga numri i të punësuarve.

“Vlera maksimale e kredisë në këtë linjë do të jetë 90 mijë euro dhe është për 3 herë më e lartë në krahasim me linjën e parë kreditore, kurse vlera minimale e kredisë mbetet 3.000 euro. Shuma do të përcaktohet sipas numrit të të punësuarve, të cilët kompania i ka pasur deri më 31 janar. Kështu që rroga minimale do të shumëzohet me numrin e të punësuarve dhe me 3 muaj”, tha Nina Angellovska, Ministre e Financave.

Për këtë kredi nuk ka normë interesi, shpenzimet e aplikimit ndaj Bankës për zhvillim nuk do të paguhen. Afati i pagesës është deri më 3 vite, me grejs periudhë prej 1 viti, ndërsa sigurimi është me kambinal.

“Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në pjesën më të madhe ngel njëjtë si në Kovid-1. Theksoj se nuk duhet harruar mikro kompanitë, respektivisht duhet të dihet se formula nuk do të vlejë edhe për kompanitë që kanë më pak se 5 të punësuar. Ato do të mund të aplikojnë për shumën prej 3.000 eurove pa pasur parasysh që formula paraprake për kaq të punësuar nuk e arrin këtë nivel”, tha Kire Naumov, Drejtor i Bankës për Zhvillim.

Në lidhje me atë se kur kompanitë do të fillojnë të punojnë dhe në çfarë mënyre do të punojnë objektet hotelierike, ministrja e financave, Nina Angellovska, u përgjigj se po punohet në rihapjen e ekonomisë hap pas hapi dhe me shumë gjasa kjo do të fillojë të ndodhë në pjesën e dytë të majit.

“Ka ekip të formuar i cili punon bashkë me agjentët ekonomikë, me odat ekonomike, me departamentet ekonomike, me Ministrinë e Shëndetësisë, me epidemiologët, me qëllim që të dilet me një plan i cili do të tregonte se si do të zhvillohet hapja dhe cilët do të jenë sektorët që gradualisht do të priten të hapen, por edhe të dinë të përgatiten për protokolle të caktuara”, tha Nina Angellovska, Ministre e Financave.

Në seancën qeveritare pritet të kalojë edhe propozimi për bastore online. Në këtë veprimtari punojnë rreth 8 mijë persona, tha ministrja Angellovska. Njëkohësisht ajo theksoi se pikërisht nga ky sektor sigurohen rreth 40 milion euro në buxhet në bazë të shpenzimeve shtesë.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

2 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

2 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

2 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

3 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

3 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

3 hours ago