Categories: Uncategorized

Maqedonia e Veriut thirrje qytetarëve: Kush është në Gjermani do mund të kthehet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike për shtetasit e saj të cilët duan të kthehen në vend në një situatë kur pandemia po përhapet çdo ditë e më shumë.

Këtë radhë Qeveria do të organizojë kthimin e qytetarëve nga tre qytete të Gjermanisë, edhe atë: Berlini (377 udhëtarë), Boni (355 udhëtarë) dhe Mynheni (183 udhëtarë), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Nga Qeveria thonë se afati i fundit për organizimin e fluturimeve do të jetë 27.03.2020 (e premte) deri në orën 12:00.

“Të drejtë pjesëmarrje ka çdo kompani fluturimesh ose agjenci turistike, që do të organizojë fluturime çarter nga qytetet e Evropës për në Maqedoninë e Veriut. Kriteri për përzgjedhje do të jetë ofertuese me çmimin më të lirë. Sekretariati i Përgjithshëm do të kyç marrëveshje dhe do të bëjë pagesë për ofertën më të volitshme, deri në afatin e paraparë. Ofertat të dorëzohen në mënyrë elektronike, të nënshkruara nga person përgjegjës i kompanisë dhe të skanuara në e-mailin: gs@gs.gov.mk. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 26.03.2020 (e enjte) deri në ora 08:00″, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se personat që do të paraqiten për t’u kthyer, gjatë hyrjes në aeroplan do të nënshkruajnë marrëveshje mes tyre dhe qeverisë me të cilën garantojnë se do ta paguajnë biletën e fluturimit në llogari të qeverisë dhe do të plotësojnë deklaratë me të cilën do të pajtohen se pas hyrjes në territorin e shtetit do të vendosen në karantinë në kohëzgjatje prej 14 ditëve.

“Personat do të merren nga aeroporti i Shkupit me transport të organizuar, deri në objektet ku do të vendosen në karantinë. Ndërsa do të kenë afat 15 ditë për të paguar biletën e fluturimit në llogari të qeverisë”, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, pas shpërthimit të coronavirusit, Qeveria në mënyrë të organizuar do t’i kthejë në vend qytetarët që mbetën jashtë kufirit të shtetit.

të fundit

Bardhi kundërshton gjobën 5-milionëshe ndaj 17-vjeçarit: Akt çnjerëzor, Policia ta anulojë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, pas gjobës prej 5 milionë lekësh për aktivistin 17-vjeçar. Ky…

6 minutes ago

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…

24 minutes ago

Mungojnë auto-injektorët e adrenalinës në Maqedoninë e Veriut, pacientët i blejnë jashtë vendit

Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…

25 minutes ago

Accident on the Fier-Libofshë road, milk tanker collides with motorcycle, one person injured

Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…

27 minutes ago

Three people arrested after replacing German flag with Palestinian flag at the Reichstag

Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…

28 minutes ago

Poland declares two days of national mourning after attack that killed six in Krakow

Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…

28 minutes ago