Qeveria rekomandon anulimin e të gjitha tubimeve masive publike, si masë për ndalimi për koronavirusin.
Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, varësisht prej rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut.
None found
Propozimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet më të mëdha publike të cilat janë planifikuar në këtë periudhë, si dhe karnevali i Strumicës, karnevali në Prilep dhe të ngjajshme.
Qeveria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive dhe garave në periudhën deri më 6 mars, të bëhen pa prezencën e publikut. I njejti rekomandim i Qeverisë vlen edhe për të gjitha manifestimet tjera argëtuese dhe kulturore e artistike.
Qeveria u rekomandon të gjithë organizatorëve të ngjarjeve të tjera publike që vendimet e tyre t’i sjellin mbi baza të konsultimeve me Komisionin për sëmundje infektive.
Qeveria obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që deri në seancën e ardhëshme të dorëzojë informacion se si po zbatohen masat që ka përcaktuar Shtabi i Krizës.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar se një udhëtarë i cili nga Italia është kthyer në Strumicë, më 22 shkurt, është paraqitur se ka temperaturë të ngritur. Ai ka theksuar se materiali i nevojshëm për analizë është marrë dhe rezultatet e testit për koronavirus priten gjatë ditës.
Në klinikën infektive në Shkup, tashmë po kurohet një person i diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa 12 persona janë në izolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të prekur nga koronavirusi.
/Alsat/
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…
Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…
Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…
Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…
Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…