Instituti për Shëndet Publik ka publikuar rregullat që duhet zbatuar në plazh, për mbrojtje nga infektimi me koronavirus. Sipas institutit, ndërveprimi më i afërt dhe më i gjatë me njerëz të cilët nuk jetojnë së bashku e rrit rrezikun për infektim.
Rreziku i përhapjes së virusit në plazh paraqitet në tre nivele – më i ulët, i lartë dhe niveli më i lartë e rrezikuat.
None found
Rrezik më të ulët kanë të punësuarit dhe vizitorët në plazh të cilët mbajnë distancë prej më së paku 6 metra nga njerëzit me të cilët nuk jetojnë. Më tej, ata që nuk ndajnë ushqim, pajisje, lodra apo materiale me njerëz me të cilët nuk jetojnë.
Më shumë rrezik për infektim ka personeli dhe vizitorët të cilët afrohen në më pak se 6 metra me njerëz me të cilët nuk jetojnë, por janë nga i njëjti qytet apo fushë dhe ndajnë pjesërisht ushqim, pajisje, lodra apo materiale.
Nivel më të lartë të rrezikut për infektim kanë vizitorët dhe personeli i cili të cilët janë në distancë më pak se 6 metra me njerëzit të cilët janë nga një qytet apo fushë tjetër dhe lirshëm ndajnë ushqim, pajisje, lodra apo materiale me të tjerë, madje edhe me njerëz që nuk i njohin.
Si pako e rregullave që menaxherët duhet t’i zbatojnë në raport me vizitorët apo personelin janë edhe : izolimi i personelit dhe vizitorëve nëse kanë simptome të Covid-19, janë të diagnostifikuar apo presin rezultate të testimit dhe vetizolim të personelit dhe vizitorëve të cilët kanë pasur kontakt me ndonjë me Covid – 19.
Nga instituti rekomandojnë që në ujë të mbahet distanca sociale, ndërsa në plazh të mbahen mbulesa për fytyre kur nuk mund të mbahet distanca.
Pronarët e plazheve duhet që të mbajnë ndaras shazlonet, çadrat dhe pajisjet e tjera që duhet të pastrohet dhe dezinfektohet nga ata të cilët janë të dezinfektuara.
Vizitorët dhe personeli nuk duhet të ndajnë gjërat që vështirë pastrohen si: syze, ushqim, pajisje, lodra apo materiale.
Po ashtu, rekomandohet që të kufizohet përdorimi i banjave, ndërsa personeli dhe vizitorët në plazh të ndajnë transportin vetëm me njerëz nga amvisëria e tyre. në plazh duhet të ketë rekomandime për larje të duarve me sapun dhe ujë, të përdoren mjete për dezinfektim të duarve me më së paku 60% alkool.
Të martën, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja kundër Iranit dhe rikthyen sanksionet për shitjet e naftës iraniane, si…
Zvicra dhe Kolumbia nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës gjatë kohës së rregullt, duke barazuar 0-0 në përballjen e…
Në Ankara, sot (e martë) dhe nesër po zhvillohet samiti i liderëve të NATO-s, ku është i pranishëm edhe presidenti…
Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian rikthehet në qendër të debatit në Bruksel, teksa institucionet europiane po shqyrtojnë…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro për konceritin e…
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i ftuar në Pressing në T7, u pyet lidhur me inspektimet që u…