Categories: Uncategorized

Maqedonia e Veriut nga java e ardhshme hap baret

Nga e hëna tjetër kafenetë do të fillojnë të pranojnë klientë. Odat ekonomike sot i dorëzuan propozimet e tyre në Komisionin e Sëmundjeve Infektive, mbi atë si planifikojnë të punojnë objektet e hotelierisë në të ardhmen. Informacioni që morëm thotë që autoritetet fillimisht iu dërguan protokolle hotelierëve, të cilat përmbajnë kufizime të mëdha për rifillimin e veprimtarisë së tyre. Ministri i shëndetësisë Filipçe tha se po bëhen përgatitjet për hapjen e kafeterive.

Lidhur me protokollet, të them se qëndrimi është kafenetë dhe restorantet fillimisht të punojnë vetëm jashtë duke ruajtur distancën. Por lejoni që krejt kjo të merr epilog dhe deri në fund të javës të publikohet nga ana e komisionit dhe nga fillimi i javës së ardhshme e gjithë kjo të jetë në funksion- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Të lidhura

None found

Hotelierët besojnë se paravanet ose kufizime të ngjashme mbrojtëse midis klientëve në tryeza nuk do të jenë të detyrueshme.

Oda e hoteleirëve në LOE

Para së gjithash, logjika është një distancë sigurie midis klientëve. Kjo është e domosdoshme dhe më e rëndësishmja, shëndeti i klientëve dhe shëndeti i stafit. Me këtë mund të përmbushen standardet e sigurisë dhe të shëndetit. Sepse në rast të kufizimit të metrave katror do të përballemi me probleme në terren. Për sa i përket llojeve të ndryshme të tavolinave, karrigeve, mbulim të ndryshëm të hapësirës.

Hoteleirët me të madhe i përgatisin tarracat dhe lokalet për hapje, dhe për ti mirëpritur klientët e parë pas fillimit të krizës me koronën. Angelovski thotë se një metër e gjysmë është një distancë e mjaftueshme nga një karrige në tjetrën, që është në tryezën tjetër. Oda kërkon që në një tavolinë të ulen më shumë se katër klientë, dhe fëmijët të mos llogariten si klientë të rritur.

Sektori i hotelierisë dhe turizmit ishte ndër të parët që u urdhërua të mbyllet me dekret të Qeverisë, si një nga masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Informacioni ynë është se nga e hëna e ardhshme do të fillojnë të punojnë edhe Qendrat e mbyllura tregtare në të gjithë vendin, por me orar të shkurtuar të punës.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

6 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

6 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

6 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

6 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

6 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

7 hours ago