Categories: Uncategorized

Lehtësimi i masave, dalin disa detaje

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i propozon Qeverisë lehtësim gradual të masave restriktive, përkatësisht duke filluar nga kjo javë një pjesë e bizneseve të fillojnë me punë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se sot do të diskutohet edhe rreth orës policore, por shtoi se nuk ka ndonjë propozim për shkurtim të saj.

Të lidhura

None found

Komisioni për sëmundje ngjitëse propozon që të fillojnë me punë Qendrat për edukim dhe trajnim, seminaret për të rritur, organizimi i konferencave, Autoshkollat dhe qendrat për testime, trajnimet sportive individuale në ambient të hapur, tenisi, bastoret sportive dhe të tjera përmes sporteleve, qendrat e mbyllura tregtare, por pa kafenetë dhe restorantet, si dhe qendrat e rehabilitimit për shurdh-memecët. 17:58 Sa i përket orës policore do të diskutohet në seancën e Qeverisë – deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë shkruan alsat.

Lehtësimi i masave kufizuese parashikohet të bëhet në tre harqe kohore, ndërsa secilës prej tyre do t’i paraprijë një monitorim i detajuar i situatës me virusin në vend.

Më 18 maj parashikohet të nisin me punë
-Kafenetë dhe restorantet me shërbim
-Trajnimet sportive kolektive në natyrë

Më 25 maj parashikohet të nisin me punë
-Lojërat e Fatit në kazino
-Trajnimet në ambiente të mbyllura dhe pishina
-Palestrat dhe klubet e fitnesit
-Objektet hotelerike

Hapja e çerdheve do të vendoset pasi të përfundojë testimi i të gjithë të punësuarve. Ky skrining që do të përfshijë rreth 2 mijë të punësuar në çerdhe, do të fillojë nesër dhe pritet të finalizohet brenda një jave. Më pas do të vendoset për hapjen e këtyre objekteve dhe masat që duhet të respektohen.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

7 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

7 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

7 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

7 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

7 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

7 hours ago