Categories: Uncategorized

Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Mmaqedonia e Veriut pritet të shkojë në zgjedhje më 15 korrik. Këto do të jenë zgjedhjet më specifike që janë mbajtur në vend duke e pasur parasysh krizën me koronavirusin dhe mënyrën në të cilën ata duhet të zbatohen – nën mbrojtje të plotë nga përhapja e virusit me maska, me mjete tjera mbrojtëse, në hapësira më të mëdha me dritare të hapura ose ndoshta edhe në ambient të hapur.

Heshtja zgjedhore do të fillojë tre ditë më herët, më 12 korrik në mesnatë, ndërsa më 13 dhe 14 korrik (e hënë dhe e martë) do të votojnë të sëmurit që do të paraqiten për votim, ndërsa mes tyre edhe persona me Covid-19, ata në izolim dhe në vetizolim, si dhe të burgosurit, personat në azilet e pleqve.

Do të publikohen edhe detaje për atë si do të realizohet fushata, edhe pse disa prej partive tani më kanë kumtuar se nuk do të organizojnë tubime dhe mitingje të mëdha. Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje pa përjashtim që t’i prekin qytetarët, do t’i shfrytëzojnë mediumet sociale dhe televizionet. Fushatë me takime direkte me qytetarët pothuajse edhe të mos pritet duke i pasur parasysh numrat e të infektuarve me Covid-19.

Sfidë e madhe për partitë do të jetë jehona e votuesve. Nga njëra anë për momentin është përhapja aktuale e koronavirusit dhe numrat e mëdhenj të të infektuarve me të cilët përballet vendi, ndërsa nga ana tjetër dëshpërimi i qytetarëve në partitë dhe programet e tyre, të cilët siç kërkohet në opinion, për shkak të krizës ekonomike dhe shëndetësore duhet të pësojnë ndryshime.

Lajmi se partitë kanë arritur marrëveshje për zgjedhje më 15 korrik dje në konferencë për shtyp e publikoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Theksoi se është arritur marrëveshje që zgjedhjet të mbahen më 15 korrik, dita e mërkurë të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarë.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e mirëpritën marrëveshjen në mes partive politike, ndërsa shpresojnë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe inkluzive.

të fundit

“Rama po zvarritet se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij”, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Në protestën e 22 Dhjetorit, të gjithë bashkë kundër qeverisë së korruptuar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…

22 minutes ago

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

42 minutes ago

Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A.…

59 minutes ago

Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…

1 hour ago

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…

2 hours ago

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…

2 hours ago