Categories: Uncategorized

MAQEDONI/ Regjistrohen 18 raste të reja me Koronavirus (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 18 raste të reja me koronavirus në vend. Në Shkup pozitiv rezultuan 11 persona, në Prilep 4, në Kumanovë 2 dhe Tetovë 1. Numri i të prekurve në vend arrin në 219.

Ministria e Shëndetësisë

Të lidhura

None found

Shkup 134, Dibër 43, Kumanovë 17, Shtip 8, Prilep 6, Ohër 3, Veles 3, Kavadar 2, Tetovë 2, Gostivar 1.

Nga këta të infektuar vetëm 41 janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup, 7 prej të cilëve me gjendje më të rënduar por pa nevojë për aparat respirator. Pacientët tjerë sipas ministrit Filipçe janë në mjekim të kushteve shtëpiake.

Deri në këto momente është mirë që kemi rritje lineare të rasteve, përafërsisht numër i njëjtë çdo ditë dhe jo rritje rapide. Por, ne jemi të gatshëm të trajtojmë pacientë edhe në raste të tilla- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Deri më sot, 17 manelbardhë në vend u diagnostikuan pozitiv deri sa ishin në linjën e parë të frontit. Ministri Filipçe tha se sistemi mjekësor aktualisht nuk ka nevojë për mjek shtesë nga jashtë vendit. Ai theksoi se gjatë një muaji prej rastit të parë të konfirmuar janë bërë 1800 teste të virusit korona.

Megjithatë çmimi është më i lartë prej rreth 5 mijë denarë. Ky nuk është çmim që janë blerë testet, por kosto që Fondi Shëndetësor i paguan shërbimet e Institutit të Shëndetit Publik. Këtu nuk është vetëm testi si pajisje por llogaritet edhe puna e stafit mjekësorë kështu funksionon i gjithë sistemi- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Pozitiv me koronavirus sot rezultoi edhe një i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë. Bëhet fjalë për teknik, i cili punonte në repartin e rëntgenit edhe pse është dashur të vetë-izolohet. Sipas Ministrit Filipçe i gjithë personeli mjekësor i Klinikës së Kardiologjisë do t’i nënshtrohet testimeve , ndërsa është dezinfektuar plotësisht salla ku ka punuar tekniku.

Ky rast është në pjesën e sallës ku nuk ka pacientë të hospitalizuar, por që vijnë vetëm për intervenime në zemër. Në këtë drejtim pacientët në kontakt direkt me mjekët janë plotësisht të mbrojtur. Por, nëse ka në repartet tjera, këtë dua të them qartë, që dikush ka pasur edhe më herët simptome, në këto raste do të pasojnë sanksionet- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, janë siguruar 55 aparate për frymëmarrje artificiale prej të cilëve 25 nga Zyrës për shërbime të projekteve të KB-së. Një ditë më parë Filipçe tha se gjatë javës që vjen si donacion pritet të arrijnë edhe 500 mijë maska dhe 20 mijë teste për Covid-19. Sot iu dorëzuan rreth 3 mijë maska mbrojtëse mjekëve amë. Edhe 3 mijë tjera pritet të vijnë donacion për këta mjek familjarë, të cilët janë ndër të parët me detektimin e simptomave të pacientëve.

të fundit

Egnatia triumfon 0-2 në Laç, Nevil Dede: Kundërshtari meriton komplimente, tabloja jonë është pozitive

Nevil Dede Egnatia mposhti në transfertë Laçin, në takimin e vlefshëm të javës së 6-të të Superiores [...]Read More...

5 minutes ago

Financial Times: Rritet alarmi për operacione ruse kundër drejtuesve të industrisë së mbrojtjes në Europë

Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të…

6 minutes ago

PLD: Krizë në drejtësi, 18 gjykata joefikase dhe mbi 134.000 çështje të pazgjidhura

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet…

16 minutes ago

Këmbësorja 63-vjeçare plagoset rëndë nga një Mercedes i Spitalit të Gostivarit

Më 10 tetor 2026, në orën 09:45, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar një aksident komunikacioni që…

17 minutes ago

Hendersoni kthehet në një zbulim te Chelsea dhe fiton besimin e Xabi Alonsos

Mesfushori veteran anglez u transferua pa shumë bujë gjatë verës, por paraqitjet e tij po e shndërrojnë në një nga…

18 minutes ago

NAME/ Explosion at the “Motor Oil” refinery in Greece two days ago: another Albanian dies

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…

23 minutes ago