Categories: Uncategorized

Liqeni i Prespës, rënie drastike e nivelit të ujit

Rënia drastike e nivelit të Liqenit të Prespës dhe gjendja alarmante në të cilën gjendet, mund të ketë ndikim edhe ndaj liqenit të Ohrit, vlerësojnë hidrologët. Sipas tyre madje 50% i ujit nga liqeni i Prespës derdhet në burimet e Shën Naumit prej ku liqeni i Ohrit. Hidrologu Zdravko Kërstanovski vlerëson se shkaku kryesore për gjendjen momentale është faktori njeri dhe pompimi i ujërave jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri dhe Greqi.

Këto reshje momentale të shiut nuk janë shpëtim për ujin. Shpëtim janë reshjet e borës, që fatkeqësisht nuk ka kohë më të gjatë. Një problem i tillë mund të paraqitet edhe në liqenin e Ohrit ndërsa kjo varet nga derdhja e liqenit të Ohrit përmes Drinit të Zi gjegjësisht përmes derdhjes jo të rregullt. Për këtë, duhet të rregullohet derdhja e liqenit të Ohrit nga Drini i Zi dhe të ndërtohet sistem më i sofistikuar i rregullimit e jo ky me dërrasa që nxirren sipas nevojave të kompanisë ELEM- deklaroi Zdravko Krstanoski- hidrolog

Të lidhura

None found

Nëse nuk ndërmerren masa urgjente, liqeni i Prespës mund të shuhet në tërësi.

Liqenet janë krijesa që njëherë janë krijuar dhe ngadalë mund të shuhen ndërsa njeriu me aktivitetet e tij në kuptim negativ, mund ta përshpejtoj këtë proces të shuarjes. Ndryshe, po të mos kishte liqeni i Ohrit burime nënujore dhe sipërfaqësore, do të boshatisej për 75 vite- tha Zdravko Krstanoski- hidrolog

Biologu nga Instituti hidro-biologjik, Trajçe Taleski thotë që krahas thatësisë, faji duhet të kërkohet edhe te bujqit të cilët me ujin e liqenit i ujitin sipërfaqet e mbjella.

“Fajtorë jemi ne dhe Republika e Greqisë sepse ka pompim të pakontrolluar të ujit, qoftë nga puset arteriale apo drejtpërdrejtë nga liqeni, me çka ulet vëllimi i tij”

Niveli i liqenit të Prespës, sipas të dhënave zyrtare, ka rënë për rreth 315 cm dhe ka arritur nivelin më të ulët në 30 vitet e fundit. Sipas llogaritjeve, liqeni ka humbur ujë sa dy liqene të Dojranit.

të fundit

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

42 minutes ago

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

1 hour ago

Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…

2 hours ago

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet me grushte efektivin e policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…

2 hours ago

“Keni dëgjuar për një projekt në një ishull dhe një zog të bukur”/ Rama: Ajo që nuk keni dëgjuar, pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…

3 hours ago

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm drejt BE-së

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…

3 hours ago