Categories: maqedoni

Liqeni i Ohrit merr 100 mijë trofta të reja

Njëqind mijë ekzemplarë të vegjël të troftës së Ohrit u hodhën sot në liqen. Peshqit kanë peshë mesatare prej 4,2 gramësh dhe lëshimi i tyre shënon përfundimin e ripopullimit për këtë vit, bëri të ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, gjatë vizitës në Institutin Hidrobiologjik në Ohër.

Të lidhura

None found

Serafimovski tha se puna për rimëkëmbjen e popullatës së troftës së Ohrit po jep rezultate më shumë se të kënaqshme. Në gusht dhe shtator, zonat e peshkimit në liqen u pasuruan me gjithsej 6,5 tonë peshq të rinj të kultivuar, ose 1,6 tonë më shumë se sasia prej 4,9 tonësh e parashikuar në fillim.

Gjatë këtij viti në liqen janë lëshuar edhe 100 mijë trofta më të mëdha, të riprodhuara vitin e kaluar, me peshë mesatare prej 16 gramësh. Sipas ministrit, ky hap ndihmon në kompensimin e mungesës së ripopullimit në vitet 2019–2023, kur u ndërpre riprodhimi artificial i troftës së Ohrit.

Për të vijuar përpjekjet për rimëkëmbjen e popullatës, është lidhur marrëveshje me Institutin Hidrobiologjik për ciklin e ardhshëm të riprodhimit artificial dhe ripopullimit të liqenit, që do të zhvillohet në vitin 2027. Plani parashikon lëshimin e 1.550.000 ekzemplarëve të rinj të troftës së Ohrit.

Instituti Hidrobiologjik do të zbatojë aktivitetet dhe do të ndjekë rezultatet e tyre, me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

të fundit

Rama përjashton dorëheqjen dhe flet për “duar të huaja”: Çfarë i ka nxjerrë në rrugë studentët dhe pensionistët në Tiranë?

Ndërtesa publike të dëmtuara nga zjarri, xhama të thyer dhe dyqane të plaçkitura, rrugë të mbushura me gurë e kontejnerë…

44 seconds ago

Lideri i Vllaznisë kritikon dhunën policore gjatë protestave studentore: Mos e keqpërdorni uniformën

VllazniaJemi në ditën e 4-të të protestës së studentëve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndërsa përplasjet mes policisë…

48 seconds ago

Desailly kritikon vendimin e Real Madridit: Vinicius duhej të ishte shitur gjatë verës

Legjenda franceze Marcel Desailly ka bërë një deklaratë të bujshme, duke thënë se Real Madridi është dashur ta shiste Vinicius…

1 minute ago

Tani ose asnjëherë”! Bytyçi i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet protestave kundër Ramës: Shqipëria në buzë të greminës

Prej tri ditësh, Shqipëria është përfshirë nga protesta masive, ku në qendër të revoltës janë të rinjtë shqiptarë. Ata po…

3 minutes ago

Police intervene again on boulevard, protesters disperse in different directions

Kur ora shënon 18:45, policia ka ndërmarrë një tjetër avancim ndaj protestuesve, duke i spostuar nga sheshi përballë ish-hotel “Dajtit”.…

8 minutes ago

Tensions on “Dëshmorët e Kombit” Boulevard as police fire tear gas at protesters, injuring a young woman

Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijon protesta e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.…

8 minutes ago