Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë, sot në një video intervistë për “Deutsche Welle” tha se Qeveria po konsideron dobësimin e masave të lëvizjes pas një majit, por që rekomandimet për distancën fizike do të qëndrojnë për një kohë të gjatë.
“Kemi pasur një takim interesant me OBSH dy ditë më parë me 150 pjesëmarrës. Sipas përvojave të vendeve të ndryshme, të gjithë kanë të njëjtin mendim se jeta me të njëjtën dinamikë nuk do të kthehet në normalitet. Anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive do të punojnë me operatorët ekonomikë dhe fabrikat për të parë se si organizohet puna e tyre, si dhe në restorante dhe transport publik. Në normalizimin gradual, distanca fizike do të duhet të respektohet. Vetëm nuk duhet të kemi një kulm të ri të pacientëve, gjë që nuk përjashtohet nëse nuk respektohen kufizimet deri në fillim të vitit të ardhshëm kur pritet të gjendet vaksina”, tha Filipçe.
None found
Ministri tha se masat do të shfuqizohen gradualisht, orari do të shkurtohet. Javën tjetër do të kemi diskutime për këtë. Ne kemi një plan, por ende nuk e dimë datën. Ne e dimë që është e vështirë të qëndrosh në shtëpi, por unë ju bëj thirrje që të përmbaheni. “Numri i të sëmurëve nuk është definitive dhe nuk mund të mbetet i njëjtë. Ne nuk kemi numrin e rasteve asimptomatike të bartësve të fshehur të virusit, ai do të zbulohet kur do të kalojmë në fazën e imunitetit kolektiv”, tha Filipçe.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…