Categories: Uncategorized

Ish-ministri i Shëndetësisë: Shpërthimi i virusit në QSUT i pafalshëm!

Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Socialiste, Gjergj Koja, vlerësoi masat e izolimit total kundër koronavirusit, duke thënë se ndërprenë zinxhirin e transmetimit.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, ish-ministri Koja deklaroi se këto masa izolimi duhet të kishin vijuar për pesë javë, pasi më tej mërzitën njerëzit.

Të lidhura

None found

“Duhet të pranojmë që masat u morën në kohë dhe izolimi total i vendit ndërpreu zinxhirin e transmetimit dhe mundësi numrin e pakët të rasteve në vend. Kjo kurseu jetë njerëzish. Mendoj se këto masa izoluese totale ishin të saktë, dhanë efektin e tyre deri te java e pestë e izolimit. Pas pesë javësh këto u bënë të mërzitshme dhe filluan të mërzisin edhe njerëzit. Pesë javë ishin të mjaftueshme për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të virusit, por nuk e zhdukin atë. Virusi vërtet nuk është zhdukur, por sot lajm i madh është se ka rënë virulenca e tij. Për mua vendi duhet të ishte hapur që në muajin maj”, tha Koja.

Pse kemi një numër të lartë infektimesh?

Është rritur numri i testimeve, hapja pati koston e saj, si dhe është një problematikë shumë e madhe në QSUT, që pati raste. Është një pakujdesi e madhe. Çdo pacient që shtrohet në QSUT duhet t’i merret tamponi, të paktën një herë, por edhe dy herë. I gjithë personeli shëndetësor duhet të ishte veshur me veshjen speciale kundër COVID-19. Falë Zotit që agresiviteti i virusit nuk lë shenja në shëndet, por pakujdesia është e pafalshme. Unë nuk pajtohem me mbylljen e shërbimit të sëmundjeve të brendshme në QSUT, por duhej marrë personel tjetër. Në këto momente me patjetër duhet ta rihapim këtë shërbim për pacientët e sëmurë.

Si e shihni kurbën e infektimit?

Kurba nuk njohu raste mbi 30, për shkak të masave që u morën. Kjo kurbë nuk është se pati ndonjë kulm të tillë dhe pastaj të kishte një rënie sinjifikative. Por kjo varet dhe nga testimet e hapja. Pakujdesitë në disa subjekte fasone, nuk e kuptoj pse nuk bëhen të detyrueshme maskat e dorezat. Këto raste të diagnostikuara të sëmura kanë pasur shumë raste të tjera, që janë të infektuar dhe këto po ndiqen. Prandaj do të kemi këtë lloj kurbe edhe për disa kohë. Problematika është se kë teston dhe varet sa kontakte kapen.

Ka qenë e duhur mënyra e testimit?

Duhej bërë një testim i targetuar, me grupe popullate dhe profesionesh, kur filluam hapjen. Por unë them që kemi një situatë të kontrolluar. Po hyjmë në stinën e verës dhe dielli, natyra, deti do ta minimizojnë virusin. Nuk do ta zhdukin virusin, por efekti do të jetë minimal. Pastaj se çfarë do të sjellë vjeshta është çështje tjetër.

Çfarë menaxhoi mirë dhe çfarë keq ministria e Shëndetësisë?

Kjo ishte një pandemi që kapi gjithë botën. Edhe vetë OBSH nuk ka certifikuar një mjekim apo një vaksinë për virusin./bw

të fundit

Salianji accuses Rama over SHISH: Balluku keeps her government post through political will – crime groups have taken control of institutions!

Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…

2 hours ago

Adnan Januzaj: nga çudi e Manchester Unitedit në lojtar pa klub – rrëfimi i një talenti të humbur

Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…

2 hours ago

Arben Kola and Dritan Goxhaj in the hands of the police after the launch of the 135th protest

Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…

2 hours ago

Sali welcomes the start of construction on Bukojçan-Kërçovë: Corridor VIII is materializing

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

2 hours ago

Haziri declares 2027 as the year of the LDK: Next in line are the mandatory internal elections

Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…

2 hours ago

Luftë e fortë për Kalulun: PSG-ja dhe tri gjigantët anglezë pas yllit të Juventusit

Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…

2 hours ago