Categories: Uncategorized

Kryetarja e Tetovës kundërshton masën e Qeverisë

Masat e reja të Qeverisë që i obligojnë qytetarët e Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit për përdorimin e maskave, janë të papranueshme për kryetaren e Komunës së Tetovës.

Ajo tha për Alsat se si shtab i krizës, nga Qeveria do të kërkojnë që mbajtja e maskave të jetë e obligueshme vetëm në ambientet e mbyllura. Sa i përket sigurimit të maskave, Arifi thotë do të kërkojnë tu sigurohen sipas nevojës.

Të lidhura

None found

Në jemi me komunikim të rregullt me autoritetet qeveritare, këtë shqetësim do ta parashtrojmë atje dhe shpjegimi dhe kërkesa jonë do të jetë që masat mbrojtëse kryesisht të vlejnë për ambiente të mbyllura ndërkohë që pjesa tjetër të jetë e lirë ashtu siç ka qenë deri tani. Në qoftë se vendimi mbetet i tillë pa përmirësim, ashtu siç do të kërkojmë ne, gjithsesi se do të kërkojmë që me vendimin të sigurohet edhe sasia e nevojshme për qytetarët – deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës.

Ndryshe mendon kryetari i Komunës së Prilepit Ilija Jovanovski. Ai vlerëson se masat e reja të Qeverisë duhet të respektohen. Ndërsa shton se vetë komuna tani më ka zgjidhur mungesën e maskave për qytetarët e saj.

Për qytetarët e Prilepit, komuna e Prilepit ka siguruar rreth 60 mijë maska mbrojtëse dhe ne një pjesë të madhe të tyre ua ndamë qytetarëve të cilët kishin dalë për të shkuar në Kish, në markete, tregje në sheshe. Gjithandej iu shpërndanë maska qytetarëve tanë. Numri më i madh është shpërndarë, pjesa tjetër do të shpërndahet të martën. // ne jemi të organizuar prej në fillim kemi, gjashtë kompani përgjegjësi të cilat prodhojnë maska, madje në periudhën e kaluar madje bëmë donacion edhe në qytete tjera dhe institucione tjera në shtet – u shpreh Ilija Jovanovski, kryetar i Prilepit.

Për shkak të festës kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski thga se do të përgjigjet të hënën. Kryetarët e komunave, apelojnë tek institucionet shtetërore që të zgjidhin problemin me keqpërdorimin që bëjnë barnatoret të cilat shesin me çmim shumë të lartë maskat. Në seancën e 43-të të mbajtur mbrëmë, Qeveria vendosi masa të veçanta për Tetovën Kumanovën dhe Prilepin. Ndër to, kërkohet që të ndërpritet transporti publik dhe privat, më saktë të gjitha hyrjet dhe daljet në Tetovë nga komunat e Pollogut dhe të Shkupit.

të fundit

PSG synon huazimin e Estevaos si zëvendësues të Kvaratskhelias, Chelsea vendos tri kushte

Estevao, anësori brazilian 19-vjeçar i Chelseat, është shndërruar në një nga objektivat e Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit…

2 minutes ago

Danimarka hap një skemë të re për lejet e punës, por qytetarët e Kosovës nuk përfitojnë

Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari i vitit 2027, me një…

3 minutes ago

Rama fton studentët në bisedime deri në fund të mandatit dhe njofton bursë 25 mijë lekë, kredi me interes zero ose 3% dhe punësim me gjysmë page minimale

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve të ulen për dialog dhe prezantoi masa të reja mbështetëse. Mes tyre janë…

7 minutes ago

Lionel Messi vendos një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Topit të Artë

Lionel Messi përfundoi përsëri në pesë të parët për Topin e Artë dhe vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë…

8 minutes ago

Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo

Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…

19 minutes ago

Një rrugë në Trabzon do të marrë emrin e Mohamed Salahut

Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…

20 minutes ago