Tridhjetë mijë maska mbrojtëse ka marrë komuna e Tetovës nga institucionet qeveritare për të cilat nga Shtabi i Krizës bënë të ditur se një pjesë do të shpërndahen deri te shtëpitë e qytetarëve. Shtabi i Krizës sot mbajti mbledhjen e nëntë.
“Qeveria pozitivisht iu përgjigj kërkesës së Shtabit të Krizës të Komunës së Tetovës dhe pranuam donacion prej 30.000 maskave mbrojtëse të cilat do të shpërndahen në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa një pjesë e tyre do të shpërndahen edhe deri te të punësuarit në NPK Tetovë dhe Njësiti Territorial Zjarrfikës, të cilët çdo ditë po bëjnë dezinfektim të rrugëve dhe e mirëmbajnë higjienën në Komunën e Tetovës” , theksoi kryetarja Teuta Arifi pas mbledhjes së
sotme të Shtabit të Krizës.
None found
Sipas Shtabit të Krizës, në rajonin e Tetovës ka 74 persona të infektuar me virus korona. Nga ana tjetër sot pasdite Ministria e Shëndetësisë publikoi se gjithsej janë 75 persona.
“Dëshirojmë ta potencojmë faktin se në komunën e Tetovës janë identifikuar 5 burime të reja të infeksionit me Kovid-19, dhe për këtë shkak është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e organeve kompetente shëndetësore. Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ndjekin mënyrën e rregullt të mjekimit, veçanërisht të respektohet protokolli shëndetësor i prezantimit të drejtë të simptomave para mjekëve amë dhe institucioneve kompetente shëndetësore” , theksoi Arifi.
Tetova përsëri ka më së shumti të sëmurë, 29 (dy të vdekur), komuna e Bogovinës 26 të sëmurë (një të vdekur), komuna e Tearcës pesë të sëmurë, komuna e Bërvenicës gjashtë të sëmurë (një i vdekur), komuna e Jegunovcit dhe komuna e Zhelinës nga katër të sëmurë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot u shënua edhe rasti i parë i vdekjes në Zhelinë, një grua 58-vjeçare në Klinikën për Sëmundje Infektive. /MIA/
Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…
Reshjet e dendura të shiut, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Ishujt Galapagos…
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila vuri në pranga…
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se avancimi i projekteve infrastrukturore që lidhin Kosovën me Maqedoninë…
Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë - këtë herë për…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për…