Categories: Uncategorized

Komuna e Tetovës paralajmëron shpërndarjen e maskave mbrojtëse deri te shtëpitë e qytetarëve

Tridhjetë mijë maska mbrojtëse ka marrë komuna e Tetovës nga institucionet qeveritare për të cilat nga Shtabi i Krizës bënë të ditur se një pjesë do të shpërndahen deri te shtëpitë e qytetarëve. Shtabi i Krizës sot mbajti mbledhjen e nëntë.

“Qeveria pozitivisht iu përgjigj kërkesës së Shtabit të Krizës të Komunës së Tetovës dhe pranuam donacion prej 30.000 maskave mbrojtëse të cilat do të shpërndahen në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa një pjesë e tyre do të shpërndahen edhe deri te të punësuarit në NPK Tetovë dhe Njësiti Territorial Zjarrfikës, të cilët çdo ditë po bëjnë dezinfektim të rrugëve dhe e mirëmbajnë higjienën në Komunën e Tetovës” , theksoi kryetarja Teuta Arifi pas mbledhjes së
sotme të Shtabit të Krizës.

Sipas Shtabit të Krizës, në rajonin e Tetovës ka 74 persona të infektuar me virus korona. Nga ana tjetër sot pasdite Ministria e Shëndetësisë publikoi se gjithsej janë 75 persona.

“Dëshirojmë ta potencojmë faktin se në komunën e Tetovës janë identifikuar 5 burime të reja të infeksionit me Kovid-19, dhe për këtë shkak është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e organeve kompetente shëndetësore. Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ndjekin mënyrën e rregullt të mjekimit, veçanërisht të respektohet protokolli shëndetësor i prezantimit të drejtë të simptomave para mjekëve amë dhe institucioneve kompetente shëndetësore” , theksoi Arifi.

Tetova përsëri ka më së shumti të sëmurë, 29 (dy të vdekur), komuna e Bogovinës 26 të sëmurë (një të vdekur), komuna e Tearcës pesë të sëmurë, komuna e Bërvenicës gjashtë të sëmurë (një i vdekur), komuna e Jegunovcit dhe komuna e Zhelinës nga katër të sëmurë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot u shënua edhe rasti i parë i vdekjes në Zhelinë, një grua 58-vjeçare në Klinikën për Sëmundje Infektive. /MIA/

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

1 hour ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

1 hour ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

2 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

2 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

2 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

2 hours ago