Categories: Uncategorized

Katër vite nga vdekja e Almir Aliut dhe ende asnjë vendim për autorin

Spt katër vite nga vdekja e Almir Aliut nga Kumanova, teksa familjarët e tij akoma enden nëpër labirintet gjyqësore për të kërkuar drejtësi për 4-vjeçarin i cili më 26 qershor të vitit 2016 u godit me makinë nga Boban Iliq dhe më 1 korrik iu dorëzua plagëve.

Procesi gjyqësor ka ngecur në Gjykatën e Apelit, pas ankesës së aktvendimit të shkallës së parë në Kumanovë ku Boban Iliq u dënua me 6 vite burg, ndërsa familjarët e Almirit, përfshi prindin e tij, Sedat Aliun me nga 6-9 muaj burg efektiv. Jo zyrtarisht flitet që Apeli i ka ulur dënimin Iliqit nga 6 në 4 vite burg, por akoma nuk ka një version zyrtarë.

Të lidhura

None found

Procesi gjyqësorë për vrasjen e Almirit që nga viti 2016 dhe sot e kësaj dite është përcjell me parregullsi dhe anshmëri. Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës, Apeli ktheu lëndën ne rigjykim, por gjykatësja Maja Denkoska përsëriti vendimin e njëjtë mbi akuzën e përfaqësuar nga Suzana Kusigerska.

Organi akuzës fillimisht ndiqte Iliqin për veprën penale “vrasje”, por ekspertizat neuropsikiatrike që më vonë u dëshmua të jenë përgatitur nga ekspertë pa licenca ndikuan që vepra të rikualifikohej nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

Ky rikualifikim kishte nxitur reagime në opinion, ndërsa grupi parlamentar i BDI-së kishte propozuar Komision anketues në Kuvend i cili nuk u thirr asnjëherë. Mbrojtja juridike e familjes Aliu kishte propozuar dëshmi relevante dhe dëshmitarë okularë, por gjykata nuk i kishte pranuar. Ndërkohë, mbrojta e familjes Iliq kërkonte lirimin nga akuza të Boban Iliq pasi sipas avokatit tij Stevan Pavllevski, Iliq veprën e ka kryer në rrethana të nevojës ekstreme dhe se ky veprim i tij nuk ka bazë për ndjekje penale.

Në akuzë nuk ishte përfshi vëllai i Boban Iliq edhe pse në incizimet nga kamerat e sigurisë mbi të cilat ishte bazuat pista e hetimit dhe akuza, Bojan Iliq vërehet me shufër hekuri duke goditur familjarët e Almirit. Familjes Iliq i ishte kthyer edhe makina me të cilën ishte goditur Almiri 4 vjeçar edhe pse në këtë rast sipas ekspertëve makina ishte mjet prove për vrasjen me paramendim.

të fundit

Protests Against Rama Draw Attention in the US, “Democracy Now”: Widespread Anger at the Political System, Government at Risk of Collapse

Protestat masive që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama kanë marrë një…

2 minutes ago

She supported her while she was in Big Brother, Brikena Selmani publicly wishes Gjyste Vulaj a happy birthday

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, feston ditëlindjen e saj të 49-të, ndërsa një urim i veçantë ka ardhur nga…

2 minutes ago

Kanye West concert in Kashar, Tirana Police publish traffic restriction plan. Here are the roads where movement will be banned

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e…

2 minutes ago

Olivia and Muhammad again top the list of most-used baby names in England and Wales in 2025

Olivia dhe Muhammad vijojnë të kryesojnë renditjen e emrave më të përdorur për foshnjat e lindura në Angli dhe Uells…

2 minutes ago

Rama to Turkish media: Albania will host the next NATO Summit, Turkey is a strategic partner

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi,…

2 minutes ago

Tragic fire at a shoe factory in China, 28 dead; workers jumped from the roof to escape the flames

Një zjarr i përmasave të mëdha në një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, në provincën Fujian të Kinës juglindore, u…

3 minutes ago