Unë mund të jem një amalgam që do t’i afrojë dhe nuk do t’i largojë qëndrimet e partive politike dhe të bëhem mundësi për perspektivë të qytetarëve, me këto fjalë Naser Ziberi, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër e kërkoi përkrahjen e gostivarasve. Ziberi në kuadër të fushatës, gjatë vizitës së tij në Gostivar, realizoi më shumë takime me qytetarët, afaristët dhe sipërmarrësit, të cilëve ua prezantoi iniciativën për ekonomi të barabartë në sektorin privat.
Ai gjatë bisedave e elaboroi kandidaturën e tij, për të cilën tha se ajo bazohet në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
None found
“Qëllimi i kandidaturës sime për kryetar të qeverisë është që të dërgohet porosi se Maqedonia e Veriut tani është e pjekur që të krijojë kushte të barabarta për garë, qoftë në planin politik, ekonomik, social ose tjetër. Me këtë rast, përkatësia etnike të mos jetë kriteri kyç ose i vetmi, me të cilin dikujt do t’i jepet mundësi që të shkojë përpara”, tha Ziberi.
“Dua të prezantohem si kandidat, i cili ofron perspektivë më të mirë, alternativë më të mirë dhe prosperitet për të gjithë. Besoj në vetveten, besoj në subjektin që më përkrah në qëndrimet e tilla, se mund të bëhem një amalgam, i cili do t’i afrojë dhe nuk do t’i largojë qëndrimet e partive politike dhe të bëhem mundësi për perspektivë të qytetarëve”, deklaroi Ziberi.
Pedro Porro ka reaguar ndaj raportimeve për interesimin e Barcelonës për transferimin e tij, duke pranuar se vëmendja nga gjiganti…
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…