Categories: Uncategorized

Filipçe: Terapia e kombinuar nuk u jepet të gjithë pacientëve, mund të shkaktojë ndryshime në ritmin e zemrës

Dy pacientë me koronavirus në Klinikën për sëmundje infektive janë vendosur në terapi të kombinuar me medikamentet hidroklor dhe azitromicin, i njohur si sumamed, që tashmë u tregua efikas në disa vende. Kjo terapi nuk u jepet të gjithë pacientëve, nevojitet paraprakisht të bëhet analizë kardiologjike (EKG).

Do të thotë nëse ka edhe ndryshim më të vogël në EKG-në, atëherë kjo terapi është kontraindikative.

Të lidhura

None found

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri. Ai bëri thirrje qytetarët të mos blejnë kokë më vete dhe të tentojnë t’i gjejnë medikamentet, sepse ajo terapi mund të jepet sipas indikacionit të saktë të mjekut specialist.

“Madje edhe të gjithë pacientët e diagnostifikuar, madje edhe me pasqyrë të mesme dhe të rëdë klinike nuk janë të përshtatshëm për këtë terapi e cila nuk ka hyrë në rekomandimet e vetë medikamenteve, prodhuesve dhe udhëzimeve, por po testohet dhe jepet, sepse ka dhënë rezultate të mira tek një grup i pacientëve për pesë deri shtatë ditë, por pas hulumtimeve të hollësishme kardiologjike. Nëse ka lëshime të vogla në EKG-në, e cila shihet gjatë kryerjes së hulumtimeve elektrokardiografike të zemrës, medikamenti nuk jepet. Mund të shkaktojë ndryshime në ritmin e zemrës dhe kjo të shkaktojë komplikime shtesë. Bëj thirrje, njerëzit të mos mendojnë të marrin kokë më vete një terapi të këtillë, e aq më pak kjo të jetë një lloj forme e preventivës”, theksoi Filipçe.

Potencoi se sot do të përfundojnë kontrollet kardiologjike të të gjithë pacientëve të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive pas çka do të konfirmohet se cilit grup të pacientëve do t’u jepet terapia.

“Njëkohësisht po bëhet plan se si kjo të bëhet edhe për personat të cilët janë në mjekim shtëpiak. Ajo terapi do të jepet në kushte spitalore. Do të thotë nuk do t’u përshkruhet dhe ta marrin në shtëpi për çka organizuam sistem të transportit”, shtoi Filipçe.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

10 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

12 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

17 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

19 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

22 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

23 minutes ago