Categories: Uncategorized

Filipçe tregon kur mund të ketë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut

Lidhur me rritjen e numrit të rasteve të të infektuave për 33 persona në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se janë duke pritur se si do të jetë situata ditëve të ardhshme dhe se është e vështirë të thuhet tani diçka lidhur me rritjen e numrit të rasteve.

Sipas raportit ditor, është regjistruar edhe një vdekje ndërsa 22 pacientë janë shëruar.

Të lidhura

None found

“Me çka ka të bëjë kjo rritje vështirë të thuhet, andaj do të presim të shohim si do të jetë situata në dy ditët e ardhshme. Kemi shembuj edhe te disa vende tjera të cilat i diskutuam në mëngjes, kur pas lehtësimit të disa masave ka rritje të numrit të rasteve. Masat dhe mënyra e implementimit të tyre ose dimensionimi i masave sillet në bazë të dy kritereve, kriteri i parë është numri i rasteve të reja të diagnostikuara dhe e dyta është se sa sistemi shëndetësor është i gatshëm ti pranojë dhe ti trajtojë pacientët. Mendojmë se është një variacion, por të presim deri të shtunën nëse është kjo kështu ose jo”.

FIlipçe deklaroi se Qendra për Shëndet Publik dhe Instituti për Shëndet Publik është duke përfunduar planin e Skriningut cili do të fillojë javën e ardhshme te grupet më të rrezikuara të qytetarëve, te të punësuarit në shëndetësi, në çerdhe, shtëpitë për pleq, përfaqësues të policisë dhe grupe të tjera.
Ai shtoi se së shpejti do të dihet edhe plani për fillimin me punë të Çerdheve, por vetëm pasi të ketë studime të sakta duke marrë për bazë shëndetin por edhe atë se sa do të jenë efikase masat.

“E para, të testohen të gjitha të punësuarat në çerdhe. Kur them se kemi disa opsione mendojmë në qëndrimin e fëmijëve për disa orë, por edhe mënyrën e organizimit në grupe më të vogla. Por duam të sjellim vendim i cili me të vërtetë do të zbatohet, të mos jetë vetëm vendim të cilin ne do ta sjellim dhe do të duket mirë në letër, por jo edhe në praktikë. Kështu që ekspertët ende punojnë, besojmë se deri të hënën do të jetë të gatshëm dhe do e prezantojmë vendimin”, tha Filipçe.
Në takimin që do të mbahet nesër mes Komisioni për sëmundje infektive dhe shtabit të Qeverisë, do të diskutohet se si do të jetë ora policore gjatë fundjavës, ndërsa të shtunën do ti analizohet se si do të jenë masat për javën e ardhshme, shkruan Alsat M.

të fundit

Day 41 of the uprising / Protesters gather in Skanderbeg Square, demand the prime minister’s removal

Ka nisur organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Më pas pritet marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 41-të qytetare…

12 minutes ago

Nikola Gruevski’s apartments put back up for sale, average value per square meter exceeds 3,400 euros

Apartamentet e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në kompleksin në Vodno janë nxjerrë sërish në shitje, pasi shteti i konfiskoi ato pas…

12 minutes ago

Në shitje rikthehen apartamentet e Nikolla Gruevskit, vlera mesatare për metër katror kalon 3.400 euro

Apartamentet e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në kompleksin në Vodno janë nxjerrë sërish në shitje, pasi shteti i konfiskoi ato pas…

37 minutes ago

Oborri Mbretëror u bë me trashëgimtar të ri, Princ Leka ndan foton me të birin Aleksandër dhe Princeshë Blertën: Kënaqësi e veçantë

Princ Leka ka reaguar zyrtarisht pasi ditën e sotme ai dhe bashkëshortja e tij, Princesha Blerta, u bënë prindër të…

38 minutes ago

Dita e 41-të e revoltës/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë largimin e kryeministrit

Ka nisur organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Më pas pritet marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 41-të qytetare…

43 minutes ago

26-year-old arrested over the murder of Ann Widdecombe, British police rule out terrorism

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia britanike si i dyshuar për vrasjen e ish-ministres konservatore Ann Widdecombe, e cila të…

56 minutes ago