Categories: Uncategorized

Enis Bardhi flet për ndeshjen me Kosovën dhe panikun nga koronavirusi

Enis Bardhi, lojtari me origjinë shqiptare që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar në një intervistë për “Fan Zone” se ai nuk ka frikë nga këto ditë izolimi, sepse është mësuar të jetojë i vetëm që 16 vjeç.

24 vjeçari që luan me Levanten në Spanjë foli gjithashtu për ndeshjen Kosovë-Maqedoni, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke u shprehur se më mirë që u shty sesa të luhej pa tifozë.

Të lidhura

None found

Mesfushori Bardhi foli edhe për mënyrën sesi po kalon ditën, e cila është e fokuasuar te programi stërvitjes dërguar nga klubi, ndërsa thekson se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në këto momente.

Si është situata në Spanjë?

Ashtu si në gjithë Europën, ne jemi mbyllur brenda dhe njerëzit janë ndërgjegjësuar shumë për të qëndruar në izolim. Ka shumë pak lëvizje dhe shpresoj që të kalojë sa më shpejt, pasi shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm.

Si po përgatitesh gjatë këtyre ditëve?

Kemi marrë programe specifike nga trajnerët dhe stafi i përgatitësve atletikë, të cilat po mundohem t’i zbatoj me përpikëri në kushtet e shtëpisë, për të ruajtur trupin në formë.

A e keni menduar të largoheni nga Spanja gjatë këtyre ditëve?

Në fakt unë jam mësuar të qëndroj vetëm, pasi jam larguar nga familja që në moshën 16-vjeçare. Gjatë kësaj kohe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen time dhe u kam qëndruar strikt ushtrimeve që na kanë ngarkuar nga klubi, ndaj nuk e kam menduar të thyej rregullat e izolimit e të largohem.

Pa koronavirusin do të luhej edhe ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku priteshin shumë tifozë shqiptarë në stadium…

Më vjen mirë që u shty, pasi nuk do të ishte normale që të luhej pa praninë e tifozëve, siç po flitej ditët e fundit. Shpresoj që të luhet në një periudhë të qetë dhe të shijojmë një ndeshe të bukur në fushën e lojës.

të fundit

Te enjten seanca plenare/ Nga progres-raporti i KE te interpelanca me kryeministrin Rama, çfarë pritet të diskutohet në Parlament

Të enjten do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në rend dite është mocioni me debat…

12 minutes ago

“Do të ndalojnë pasurimin e uraniumit”, Trump: Marrëveshje me Iranin? Unë po merrem me ta! Do ua marrim “pluhurin” bërthamor

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në një intervistë në SHBA dhe është përballur me pyetje në lidhje me perspektivat…

55 minutes ago

Kërkoi pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të Ols Dados, Veliaj letër KLP-së: Vendimi u mor nga nënkryetari, jo nga organi kolegjial

Një tjetër përplasje institucionale është regjistruar mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lidhur me…

1 hour ago

“Janë të shpikura”, Soni Malaj shokohet kur sheh lajmet për të derisa ndodhet në Ferma VIP

Romiri, Soni dhe Vanesa kanë pasur “Avantazhin e Breshkës”, ku kanë kërkuar që të marrin informacione nga jashtë. Kërkesat e…

2 hours ago

VIDEO/ Banorët “zënë” derën e Bashkisë të revoltuar për projektin TID: Më lehtë takon ndërkombëtarët se Emiriana Sakon, po prishet qyteti me firmë të Ballukut e Ramës

Paraditen e sotme, përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID, janë rikthyer përpara bashkisë së Durrësit, duke kërkuar takim…

2 hours ago

Fero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit: Në gjendjen më të keqe të mundshme

Reperi nga Gjilani, Fero, ka ndarë me ndjekësit një postim prekës në InstaStory, ku ka kujtuar një nga periudhat më…

2 hours ago