Derisa nuk ka asnjë sinjal për takim liderësh për caktimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve, në koluaret politike janë në lojë data të ndryshme.
Burime nga partitë politike që janë pjesë e takimeve të liderëve thonë për INA se si data të mundshme për zgjedhje i shohin 5 korrikun dhe 12 korrikun, edhe pse LSDM kërkon që zgjedhje të ketë nga fundi i qershorit.
None found
Më 30 maj përfundon gjendja e jashtëzakonshme 14 ditëshe dhe se Qeveria deri në fund të javës duhet të jap vlerësimin se a është e nevojshme vazhdimi i saj apo t’i jepet fund.
Ndërkohë, në rast të përmbylljes së saj, liderët e partive politike duhet të merren vesh për datën e zgjedhjeve.
Më 18 maj nuk pati marrëveshje mes liderëve të partive dhe se nuk ka datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhej të mbaheshin më 12 prill, por ishin shtyer për shkak të pandemisë me koronavirusin, përcjell INA.
Partitë politike nuk kanë dhënë asnjë sinjal për marrëveshje dhe se ato përmes mediave kanë përcjellë qëndrimet e tyre kontradiktore.
Deri tani nuk ka datë të përcaktuar, por siç mësohet 5 korriku shihet si një nga propozimet më të pranueshme nga të gjitha palët politike.
Jozyrtarisht mësohet se deri në fund të javës pritet të ketë një takim të liderëve për të caktuar datën e zgjedhjeve, që do të jetë një kompromis mes të gjitha subjekteve politike.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksoi mbrëmë se deri në fund të javës do të bëhet vlerësimi se a ka nevojë për shpalljen sërish të gjendjes së jashtëzakonshme.
(INA)
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…