Drita ka shkruar historinë e futbollit kosovar, pasi bëhet skuadra e parë vendore që do të marrë pjesë në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka bërë një ndeshje të madhe në Shkup, përballë ekipit nga Maqedonia e Veriut, Sileksit.
None found
Drita ka triumfuar në udhëtim me rezultat të pastër 0-2, në një ndeshje të dominuar gjatë 90 minutave.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë, edhe pse iniciativa ishte në anë të bardhekaltërve.
Megjithatë me të filluar pjesa e dytë, Drita e gjeti golin e epërsisë kur shënoi qendërmbrojtësi Fidan Gërbeshi nga penalltia për 0-1.
Drita vazhdoi të dominonte në ndeshje, pasi takimi ishte përgatitur në mënyrë perfekte nga trajneri Nuhiu.
Vendasit mbetën me një futbollist më pak në fushë, kur në minutën e 78-të Grozdanoski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Epërsinë numërike në fushë e shfrytëzoi për mrekulli kampioni kosovar, që pas një aksioni fantastik shënoi golin e dytë.
Hamdi Namani asistoi bukur tek kapiteni Ardian Limani i cili shënoi një gol edhe më të bukur për 0-2.
Kështu deri në fund Drita menaxhoi bukur me lojën dhe mori fitoren më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Drita shkruan historinë, pasi bëhet skuadra e parë kosovare që do të luaj në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.
Në turin tretë, gjilanasit do të përballen me gjigantin polak Legian.
Gati dy vite pas vdekjes së Liam Payne, dokumente të reja hedhin më shumë dritë mbi orët e fundit të…
Sapo ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 72-të të…
Berat GjimshitiPas një dekade, plotë, sfida dhe emocione të “përziera”, mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimishit i ka dhënë fund aventurës profesionale…
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka qëllim krijimin e institucioneve të reja.…
Një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë ka tronditur Kolumbinë këtë të hënë, me dhjetëra viktima dhe të plagosur. [...]Read More...
E hëna shënoi përshkallëzim të sulmeve mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo e fundit u godit nga dronët ukrainas, që lanë…