Categories: sport

Drita triumfon ndaj Llapit në transfertë pas një ndeshjeje me tri gola

Drita fitoi 2-1 në transfertë kundër Llapit, në takimin e vlefshëm për javën e dhjetë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Suksesi ishte i dyti radhazi në kampionat për skuadrën e Ardian Nuhiut. Pas fitores ndaj Ballkanit para disa ditësh, gjilanasit mposhtën edhe ekipin e Tahir Batatinës, duke e zhytur më tej Llapin në krizë.

45 minutat e para u zhvilluan në ekuilibër, me të dyja skuadrat që patën disa mundësi shënimi. Megjithatë, asnjëra nuk arriti ta gjente rrjetën dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Pas pushimit, loja u bë më e hapur dhe rastet u shtuan, ndërsa u shënuan edhe tri gola. Drita kaloi në epërsi që në minutën e parë të pjesës së dytë, kur Vesel Limaj realizoi me një goditje të bukur nga distanca.

Në minutën e 50-të, Liridon Balaj shfrytëzoi një gabim të Benjamin Eminit për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Llapi u rikthye në lojë në minutën e 77-të. Arbnor Aliu shënoi një gol spektakolar nga larg, duke e ngushtuar rezultatin në 1-2. Pavarësisht rasteve të tjera, rezultati nuk ndryshoi dhe Drita siguroi fitoren.

Me tri pikët, Drita ngjitet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Llapi mbetet i nënti, me vetëm katër pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit do të luajnë në udhëtim ndaj Prishtinës, kurse llapjanët do të përballen jashtë fushe me Gjilanin.

të fundit

Milani synon transferimin e sulmuesit të shumëkërkuar të Club Brugge

Milani është ndër klubet që po e monitorojnë nga afër sulmuesin e shumëkërkuar të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, në prag…

2 minutes ago

Pesë lojtarët e Manchester United që mund të largohen nëse Antonio Conte merr drejtimin

Antonio Conte mund të bëjë ndryshime të mëdha te Manchester United nëse emërohet trajner në vend të Michael Carrick. Pesë…

20 minutes ago

After using tear gas and water cannons, police move into the crowd and detain protesters

Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përshkallëzuar ndjeshëm në momente kaosi dhe përplasjesh intensive. Pas ndërhyrjes me sasi të…

21 minutes ago

QKUM responds after ambulance blocked at protest: Obstructing emergency services could put lives at risk

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) ka dal këtë të shtunë në një deklaratë për mediat pas incidentit gjatë protestës…

22 minutes ago

Police fire tear gas from Twin Towers / Officers also throw stones at young protesters! Students respond with Molotov cocktails

Menjëherë pasi u larguan nga sheshi përpara Ministrisë së Arsimit, rreth orës 15:15, protestuesit mbërritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…

22 minutes ago

Former ambassador Roland Bimo’s message to the US and EU: The Albanian government has ignored its people for months, tell us what we should do

Ish-ambasadori Roland Bimo ka reaguar përmes një mesazhi publik në rrjetin social X lidhur me zhvillimet dhe tensionet politike në…

23 minutes ago