Shtabi i emergjencës së Gostivarit për komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë, mbanë mbledhjen e radhës ku shqyrtohet situata aktuale me koronavirusin në këto tre komuna.
Drejtuesit e tre komunave dhe udhëheqës institucionesh janë duke referuar mbi gjendjen e fundit, ndërsa pas mbarimit të mbledhjes, do të bëhen të ditura propozimet rreth veprimit të mëtejmë në këtë situatë pandemie.
None found
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, falënderoi institucionet për ushtrimin e detyrës së tyre në nivelin e duhur, sidomos qytetarët për sjelljen e tyre të ndërgjegjshme dhe respektimin e rekomandimeve të deritanihsme.
Ndryshe, Shtabi i emergjencës në Gostivar mbanë mbledhje të rregullt dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, që kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në vendin tonë për shkak të virusit Korona. Ndryshe, deri më tani në territorin e Gostivarit janë testuar 97 persona, rezultati i 17 prej tyre pritet të mbërri sot. Nga këto të testuar, pesë persona janë pozitiv, dy nga territori i Komunës sê Vrapçishtit: fshati Kalisht dhe Dobërdoll, një prej Strumice, i cili trajtohet në Repartin Infektiv në Gostivar dhe dy persona nga Gostivari të cilët në ritestim kanë dalë negativ.
EgnatiaIlirjan Duro do të jetë trajneri i ekipit Egnatia B [...]Read More...
Mitropolia e Kosovës është sulmuar me tulla, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e personave që dyshohet…
Liverpooli ka shfaqur interesim për transferimin e Ferran Torresit, sulmuesit 26-vjeçar të Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar veror.Sulmuesi spanjoll, i…
Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u krye me sukses operacioni i parë me sistemin robotik MedBot Toumai®, duke shënuar zyrtarisht…
Luka Modric, i cili pak javë para ditëlindjes së tij të 41-të ka arritur marrëveshje për të vazhduar edhe një…
Franca pritet të votojë këtë të martë një projektligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç,…