Edhe tre ditë pasi e tha gënjeshtren e madhe në media, as Arben Taravari e as e partia e tij, fraksioni i PDSHsë së Menduh Thaçit, Lëvizja për Reforma në PDSH, dhe pasi u përgënjështrua shpejt nga Tirana dhe Prishtina, nuk gjen guximin dhe burrërinë t’i kërkoje falje qytetarëve, Kosovës, Shqipërisë.
Vetëm një deklaratë e ish bashkëpunëtorëve të Menduh Thaçit nxorri në sipërfaqe gjithë mashtrimin që ata e përfaqësojnë bashkë me paditurinë dhe joseriozitetin e tyre.
Taravari dhe ish partiakët e Menduh Thaçit që u fraksionuan nga PDSH, nga droja e pësimit të humbjes së pestë me rradhë si fraksion ose të shtatëmbëdhjetë si humbës të përjetshëm që nga viti 2002, kërkojnë ndihnë dhe shpëtim duke trokitur në të gjitha dyert e mundshme, edhe ato imagjinare, sepse s’kanë guxim të ballafaqohen drejtëpërdrejt.
Ju kërkoni votë për të rrënuar, e jo për të ndërtuar, për të mposhtur, e jo për të ngadhnjyer, për të shkatëruar, e jo për të krijuar, për zullum, e jo për hajr.
Lëvizja për reforma në PDSH në rast se nuk distancohet dhe të dënojë gënjeshtrën, mashtrimin dhe paditurinë e funksionerit të tyre Arben Taravari, atëherë është bashkëautore e nxitjes së përçarjeve midis qytetarëve dhe e bën këtë shpifje që ti shërbejë partnerit të tyre ideologjik dhe të koalicionit si shkas, ngjashëm si me platformën e ashtuquajtur tiranase.
Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në fshatin Goricaj, Divjakë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja…
Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore, në Durrës vijon hedhja e asfaltit elektoral nga strukturat e qeverisë, në kundërshtim të…
Rajoni i Udhampurit në Jammu është sulmuar sërish nga dronë, vetëm pak orë pasi India dhe Pakistani kishin rënë dakord…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet…
Pas triumfit dramatik të Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, fituar 3-2 pas kohës shtesë, futbolli…
Xhiroja e Italisë vijoi sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 13.7 km me 150 metra disnivel…