Categories: Uncategorized

BDI: Të përzgjedhim kryeministrin shqiptar

Fisnike Bekteshi Shaqiri, kandidate për deputete në zonën 6 ka mbajtur sot fjalën e saj në lidhje me zgjedhjet.

Ajo ka shprehur faktin se tashmë ka ardhur koha për një kryeministër shqiptar, kauzë e cila sipas Shaqirit i përket të gjithëve.

Të lidhura

None found

“Është koha për një Kryeministër Shqiptar”. Tashmë e kemi theksuar që për ne, si BDI, kjo kërkesë është më e madhe se çdo parti dhe çdo person. Është një kauzë kombëtare e një rëndësie të veçantë për të gjithë komunitetin shqiptar dhe gjithë vendin.

Kryeministri i parë shqiptar duhet të jetë një Kryeministër për të gjithë. Ai ose ajo nuk duhet të përfaqësojë vetëm një ideologji politike, por të gjithë shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut ,në mënyrë të barabartë.

Me Kryeministrin e parë shqiptar kemi për qëllim ta lëmë pas epokën e vjetër dhe të fillojmë në një epokë të re politike, ku nevojat e qytetarëve vijnë përpara interesit partiak. Me një Kryeministër të pavarur dhe konsensual shqiptar, i cili nuk do t’i shërbejë asnjë partie, por vetëm qytetarëve.

Prandaj, ne vendosëm, ndryshe nga çdo parti tjetër më parë, të mos zgjedhim kandidatin tonë për Kryeministër pas dyerve të mbyllura të kryesisë së partisë, por së bashku me ekspertë, përfaqësues të komunitetit shqiptar, botën akademike, shoqërinë civile dhe qytetarët.

Teksa synojmë një Kryeministër konsensual shqiptar, ne me kënaqësi kemi ftuar akademiket, rektorët, profesorët, organizatat shqiptare , jo vetëm që të mbështesin kauzën, por të diskutojmë dhe të biem dakord për kandidatin ideal për këtë pozicion që është pozicioni më i rëndësishëm i shtetit.

Ne besojmë se së bashku mund të shkruajmë historinë dhe të ndryshojmë politikën për mirë në Maqedoninë Veriore. Së bashku me ju dhe Kryeministrin e parë shqiptar.

Ne dëshirojmë të përfshijmë seriozisht shoqërinë civile shqiptare dhe botën tonë akademike në përzgjedhjen e një kandidati konsensual. Për këtë arsye, BDI dhe lideri Ali Ahmeti ka kontaktuar institucionet shqiptare, universitetet, OJQ-të ,përfaqësuesit e ekonomisë dhe përfaqësuesit e tjerë të shoqërisë civile, në mënyrë që të këshillohet me ta në lidhje me kandidatët e mundshëm dhe kërkesat e tyre për profilin e një kandidati të tillë.

Pardje ftuam partitë politike shqiptare të na bashkangjitën menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërsa dje ftuam komunitetin maqedonas dhe komunitetet tjera që të bashkohen me ne.

Sot , ne adresojmë edhe shoqërinë civile dhe botën akademike për emërimin e një kandidati konsensual shqiptar për Kryeministër. Kjo është njëkohësisht thirrja jonë që të gjitha organizatat shqiptare të bashkohen pas kauzës shqiptare. Të gjithë ne kemi luftuar për barazi në dekadat e kaluara. Tani, ne mund ta realizojmë këtë. Të bashkuar dhe të fortë, siç kemi qenë gjithmonë ne shqiptarët, për çështje të rëndësishme.

Zgjedhja e një Kryeministri shqiptar për Maqedoninë e Veriut është një mesazh për botën. Një mesazh për Bashkimin Europian, që Maqedonia e Veriut nuk është ajo që ka qenë më pare.Maqedonia Veriore tani është një shtet i paqes dhe të drejtave të njeriut. Nje shtet i fortë, i bashkuar dhe modern – i gatshëm për t’u bashkuar me familjen europiane. Kryeministri i parë shqiptar është hapi i fundit për arritjen e barazisë së plotë të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Ne besojmë në suksesin e kësaj kauze dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj. Le të bashkohemi dhe të qëndrojmë së bashku. Le ta zgjedhim së bashku Kryeministrin tonë Shqiptar.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

3 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

3 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

3 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

3 hours ago